Për hetimin e nisur ndaj Olsi Ramës në SPAK pas denoncimit të Gazment Bardhit, kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje KE-së, FBI-së dhe prokurorisë gjermane të dërgojnë përfaqësues për të monitoruar hetimin për Xibrakën.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Komisionit Europian të dërgojë përfaqësuesit e Eurojust.
Për t’i bërë thirrje prokurorisë gjermane të dërgojë përfaqësuesit e vet.
Për t’i bërë thirrje FBI-së të dërgojë përfaqësuesit e vet në këtë hetim sepse Xibraka u ndërtua për të eksportuar kokainën në Gjermani me tonelata.
Sepse Xibraka u zbulua nga prokuroria gjermane dhe u sabotua nga kriminelë në pushtet për të shpëtuar Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe trafikantët e tjerë.
Sepse Olsi Rama është njëkohësisht shtetas amerikan.
Prandaj me makinën e famshme të drogës njëherë kalonte kufirin me pasaportë shqiptare si Olsi Rama dhe herën tjetër me pasaportë amerikane si Olsi Kristaq Rama.
Në të dy rastet trafikant, kriminel, faqezi.