Kryetari i opozitës, Sali Berisha publikoi një tjetër denoncim të hotelit luksoz në Durrës, të ngritur nga drejtorët e Erion Veliajt.
Hoteli, sipas një përgjimi të publikuar, thuhet se është i Erion Veliajt.
“Ky është hoteli me 5 yje i Erion Veliajt në Durrës, investim 80 milionë euro!” shkruan Berisha.
Bashkangjitur ai sjell një video të një aktivisti që denoncon rastin në fjalë dhe pyet se derisa do durojnë qytetarët.