Nga Sali Berisha
Prof. Dr. Gjergji Minga, njëri nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare në fushën e biokimisë, pedagogët më të mirënjohur të Fakukltetit të Mjekësisë, hulumtuesi i talentuar shkencor dhe intelektuali patriot dhe erudit, mbylli sytë përgjithmonë.
Gjergji Minga ishte një njeri fisnik, fjalë urtë, mik dhe shok i çmuar, bashkëshort dhe prind shembullor.
Njeri me kulturë të gjerë, studjues i apasionuar, ai publikoi me dhjetra e dhjetëra tekste, libra, artikuj shkencor dhe ka lënë kështu një trashëgimi tejet të çmuara në lëmite që ai hulumtoi.
Profesor Gjergji Minga nuk është më, por ai jeton dhe do jetojë në veprat e tij dhe memorjen e brezave të studentëve qe iu dha mësim, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin e mirë ta njohin nga afër, të bashkëpunojnë dhe gëzojnë miqësinë e tij.
Duke shprehur ngushellimet më të ndjera bashkëshortes, familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e çmuar të Prof. Gjergji Minga dhe i lutem Zotit që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e amshuar.