‘50 mln euro nga taksa e arsimit’/ Blushi: Nëse mbledhim dënimet për çdo krim që ka kryer, Veliaj përfundon në burg përjetë

Tuesday, 28 May 2024 19:59
 
 

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për aksionin opozitar të këshilltarëve bashkiak, si dhe abuzimet me taksat e qytetarëve nga ana e Bashkisë Tiranë.

Blushi theksoi se Bashkia Tiranë nëpërmjet forcës së kartonit ka rrëzuar të gjitha kërkesat e opozitës për llogaridhënie dhe transparencë dhe ka refuzuar të tregojë se si shpenzohen taksat e qytetarëve. 

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, foli edhe për kallëzimin penal që ka bërë në lidhje me shpenzimin e 50 milionë eurove të mbledhura nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore, ku Erion Veliaj u shpreh publikisht se kishte ndërtuar 40 shkolla por në të vërtetë sipas përgjigjes zyrtare nga Bashkia Tiranë, as 17 shkolla nuk ishin ndërtuar.

Blushi: Kur buxheti i Bashkisë Tiranë prej 330 milionë euro kaloi për miratim në këshill dhe për fat të keq të gjitha  kërkesat tona për transparencë dhe llogaridhënie u rrëzuan. Të gjitha kërkesat tona për mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të diskutuar për aferën e inceneratorit, për të kërkuar transparencë për aferën kriminale 5D, për të kërkuar sqarime për ndotjen dramatike të ajrit në Tiranë janë rrëzuar. Opozita nuk ka bërë vetëm protesta por ka paraqitur një alternativë shumë serioze por që janë rrëzuar me forcën e kartonit nga ana e mazhorancës, e cila jo vetëm që ka rrëzuar kërkesat e opozitës por ka refuzuar të bëjë transparencë dhe të japë llogari për mënyrën se si shpenzohen taksat e qytetarëve të Tiranës.

Çështja e inceneratorit dhe ku ka përfunduar taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore për të cilën kam bërë kallëzim. Janë rreth 50 milionë euro taksa të qytetarëve të Tiranës të mbledhura gjatë dy mandateve të këtij kryetari gjoja për të ndërtuar 17 shkolla dhe në zgjedhjet e fundit lokale premtoi se ka ndërtuar 40 shkolla por në përgjigjen zyrtare të Bashkisë Tiranë pranonte se 17 shkolla nuk ishin ndërtuar dhe unë bëra kallëzim penal. Ku përfunduan 50 milionë euro sepse kjo është një taksë specifike, ku përfunduan shkollat?

Gjithashtu Blushi u shpreh se me kaq shumë krime dhe korrupsion që ka bërë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, meriton burgim përjetë. 

Blushi: Shkresa që fundos përfundimisht dhe është kjo firmë të cilës Erion Veliaj nuk i shmanget dot. Kjo firmë i hapi rrugë inceneratorit të Tiranës në shkelje totale dhe flagrante të ligjit për pushtetin vendor. Ka marrë kompetenca që nuk i takojnë, ka shmangur vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Çdo provë që del e rëndon dënimin e tij dhe me kaq shumë krime që ka bërë në Tiranë, Erion Veliaj meriton burgim përjetë dhe jo vetëm disa vite burgim. Krimet e tij dhe korrupsioni janë në ato nivele që nuk gjen të ngjashëm vetëm në Rusinë e Putinit dhe në Bjellorusi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...