Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në fjalën e tij në parlament ka reaguar për ligjin e ri të adresave që kërkohet të miratohet në parlament.
Noka është shprehur se sot duhet si fillim të gjejmë adresë për Shqipërinë pasi qëkur ka ardhur në pushtet PS e vemja adresë që u ka interesuar është dërgimi i të mirave publike ushtarëve të rilindjes.
"Sali Berisha në 34 vite demokraci çfarë ka thënë për ju është e vërtetë, kur drejtonte gishtin te ju për vrasjen e Hajdarit ishte e vërtetë. Kur drejtoi gishtin të Xibraka, te avionet e drogës, te qeveria kriminale koha i dha të drejtë.
Edhe te sulmi ndaj avokatit, Mëngjesi koha do ti japë të drejtë, nuk ka shtet ndaj guxojnë që horat ta godasin avokatin. Krimi i djeshëm tregoi se shteti i juaj është i zënë me luftën kundër opozitës dhe jo kundër krimit dhe korrupsionit.
Ju asgjë nuk keni mbjellë ndonjëherë përveç krimit dhe korrupsionit.
Në qeverinë e PS Shqipëria ka humbur adresë. Kam jë detyrë tjetër për të ju thënë shqiptarëve, adresën e lali vjedhësit, drejtorëve 5d, do ti tregoj dhe adresën e kostumeve Hermes dhe Gucci por sot Dumanit dhe SPAK do ti tregoj adresën që të shkojë dhe të arrestojë. Unë do ti tregoj adresën e shqipëtarit të natyralizuar Carlo Bolino i cili është i zhytur në korrupsion me qeverinë tuaj."