Masakrimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Andi Bushati hedh dyshime për versionin e policisë

Premte, 31 May 2024 11:39
 
 

Andi Bushati ka folur për sulmin brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili është duke luftuar për jetën.

Bushati, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, hodhi dyshime për versionin e policisë, pra se sulmi ka qenë një konflikt mes avokatit dhe klientit për një çështje të lidhur me pronat, ndërkohë që nuk është hetuar pista tjetër, që avokati mund të jetë sulmuar edhe për shkak se është avokat i liderit të opozitës. 

 

‘Unë dëgjova Floriana Garon dje dhe thashë këta po akuzojnë pa prova. Edhe në mendimin tim, nuk mund të thuash Edi Rama sepse nuk ke provë.

Tani, ne diskutojmë një çështje pronësie, që ka me dhjetëra, qindra, mijëra, por nuk duhet të harrojmë asnjë fakt. Ky zotëri që u masakrua, ishte edhe avokati i liderit të opozitës, në një proces farsë.

Çfarë thoshte sot Berisha? Dakord bënë një krim prone, pse në mes të Tiranës? Pse në një vend ku kishte kamera? Pse të pa maskuar? Pastaj kapet ai dhe thotë për prona e kam bërë.

Berisha donte të thoshte, që kjo është lojë e policisë, që ka shfrytëzuar një çështje pronësie. Pra, tani unë prapë nuk i besoj sepse nuk kanë dhënë fakte, as Saliu, as Argita dhe as Floriana, por këto pyetje, duhet ti japin përgjigje. Kjo policia që na ka nxjerrë Fred Alizotin, gënjeshtrat për votat në Elbasan, ka treguar që është e paskrupullt në manipulim, kur del Sali Berisha, duhet t’ju japë përgjigje këtyre pyetjeve. Mua nuk më duket krim profesionistësh, por amatorësh, që të mendojmë se ka ndodhur për çështje prone.

Edi Ramës nuk i prish punë, sepse e ka kopsitur gjyqin e Berishës me SPAK-un. Por, teoria e Edi Ramës sot është të frikësojë çdo njeri që tenton ta sfidojë.

Pasi goditet me grusht Berisha, masakrohet edhe avokati që e mbron Sali Bersihën, jemi në një gjë, që ej, ki kujdes, po sfidove naltmadhninë, mund të përfundosh edhe me levë.

Nëse ne bëjmë një shkrim kundër Sali Berishës dhe goditemi pastaj për çështje pronash, nuk ka asnjë polici serioze, që të mos hetojë edhe Sali Berishën për këtë çështje. Unë bindem që ja kam futur kot, sepse po them hipotezën e Berishës, por për sa kohë pyetjet, pse dolën zbuluar, pse në mes të Tiranës dhe pse dolën direkt për të thënë për cështje prone, pa marrë përgjigje këto pyetje kjo çështje nuk është e zbardhur. Këto pyetje, si ka mundësi që një njeri niset të bëjë krim dhe është kaq amator?’, tha ndër të tjera Bushati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...