Teatri me kllounë të eksituar para fëmijëve te liqeni – Paditen në SPAK për pornografi Veliaj dhe e shoqja

Premte, 31 May 2024 16:18
 
 

“Një shfaqje si në ëndërr mbi Liqenin e Tiranës! “– Ishte ftesa e kryebashkiakut Erion Veliaj në internet për këtë që po shihni.

Image

  
 
 

Image

 

Mbrëmjen e 17 maj të këtij viti, te Liqeni Artificial i Tiranë,  qindra fëmijë me prindërit e tyre, të rinj dhe të moshuar, u lanë mbi dy orë në pritje brigjeve, duke u dyndur në pritjeje të një të ashtuquajture shfaqjeje artistike mbi ujë në kuadrin e Javës Kulturore Franceze.

Programi i shfaqjes ujore me drita “Fous de Bassin& Ilotopie” u reklamua me bujë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të drejtuar nga Blendi Gonxhe, ndërkohë që ishte përgatitur nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe “harabeli” i tij,  bashkëshortja Arjola Xoxa.

Para syve të të fëmijëve u shfaqën kllounë në gjendje eksitimi, të kamufluar nën dritat që shkrepnin mbi liqen.

Ndaj sot, më 31 maj, dy aktivistë të Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës,,  avokatët Altin Gjoxhaj dhe Arianit Iljazi ngritën një padi në SPAK kundër Erion Veliajt dhe “harabelit” Ajola Xoxa për vepra të turpshme me të mitur, pornografi, për shfaqjen e turpshme transeksuale sataniste tek Liqeni Artificial.

Objekti i kallëzimit të tyre është: Kryerja me dashje e veprës penale “Vepra të turpshme: nga ana e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe subjektit juridik “Harabel” të themeluar dhe drejtuar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, në cilësinë e Drejtores Kreative, nëpërmjet përfshirjes së qëllimshme të qindra të miturve që nuk kishin arritur moshën 14 vjeç , si dëshmitarë në një shfaqeje të turpshme seksuale me gjasë sataniste, të performuar nga një trupë franceze (Ilotopie) në kuadrin e Javës Kulturore Franceze, organizuar tek Liqeni Artificial i Tiranës mbrëmjën e 15, 16 dhe më gjasë 17 majit 2024.

Të kallëzuarit, Veliaj dhe Xoxa, me veprime të drejtpdrejta kanë ftuar prindërit familjarisht me fëmijët e tyre duke i joshur dhe ofruar siguri nëpërmjet autoritetit të tyre gjoja në një festë të përshtatshme për fëmijët, ‘ thuhet në vazhdim.

Festa me përmbajtje satanike - Ajola Xoxa e "Harabel" shpërndan ftesën elektronikisht në mënyrë të fshehtë 

Juristi Goxhaj, para dyerve të SPAK sot, tha: “Është e para herë që vihet me nenin 108 “Vepra të turpshme, paragrafi 3), përfshirja e qëllimshme si dëshmitarë me veprime me natyrë seksuale e një të mituri që nuk ka rritur moshën 14 vjeç apo të një mituri që nuk ka pjekurinë seksuale, përbën vepër penale dhe dënohet deri në pesë vjet burg. Nga 1 vit deri në 5 vjet burg! Po pse?!

Shikoni këtë fotografi. Është fotografia e një përbindëshi në Liqenin artificial, një përbindshi me gjoks femre të nxjerrë përjashta si butafori dhe me organe gjenitale mashkullore të nxjerra jashtë para fëmijëve të Shqipërisë, të ftuar nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxe!!!

Ajola Xoxe, e cila, në cilësinë e “Harabelit” siç e keni dhe në dokument, ka shpërndarë një ftesë të çuditshme për gazetarët, që e na e kanë vënë ën dispozicion dhe ju do të shihni emrin e Ajola Xoxës në formën e asaj që quhet “Harabel”.

Kjo ftesë është shpërndarë elektronikisht, në mënyrë të fshehtë dhe thotë “Harabel”për këtë aktivitet ku ajo që është më e rënda, është që ftohet familja me gjithë fëmijë!

Në të gjitha rastet, edhe nga Ambasada franceze, edhe nga Erion Veliaj, edhe nga Ajola Xoxe – “familjarisht” për festa me përmbajtje satanike dhe ne kemi sjellë provat, videot, të cilat janë të gjitha online. Ky është kallëzim me çdo dokument online, nga i pari tek i fundit.

Janë deklarata të Erion Velisë, që në vend të kërkonte ndjesë për ndonjë gabim që mund të kishte bërë, krenohej për atë që kishte bërë, çka do të thotë që është vepër penale me dashje,” nënvizoi avokati./ar/sh/SYRI.NET

Në vazhdim, reklama që iu bë shfaqjes nga institucionet qeveritare.

Image

Image

Image

 

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...