PD: Rama ia dha me 1 euro ish-ndërmarrjen gjeofizike të Patosit, vëllait të Subashit - 'emigrantit' në Milano

Saturday, 01 June 2024 09:21
 
 

"Për të kuptuar se kush janë ata që mbushin sallat në Athinë apo Milano dhe duartrokasin sikur Edi Rama të ishte Ed Sheeran do t’ju japim sot një shembull me zë dhe figurë."

Këtë denoncim bëri sot, Departamenti i Antikorrupsionit në PD nëpërmjet zëdhënëses Genta Vangjeli, e cila paraqiti faktet.

"Edi Rama nuk i bie kitarës por ‘i bie stilolapsit’ me të cilin firmos ‘fap e fap’ VKM për njerëzit e pushtetit, të cilët mbushin më pas, bashkë me punonjësit e tyre, sallat e koncerteve të partisë, - tha znj. Vangjeli. 

Kështu me anë të Vendimit nr. 636 të 1 tetorit 2014 të Këshillit të Ministrave, Edi Rama firmosi miratimin për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të përgjithshme 12 507 m².

Po cilët janë pronarët e këtij subjekti?

Sipas të dhënave të marra nga Regjistri i Qendrës kombëtare të Biznesit, pronar rezulton Eltjon Subashi vëllai i  kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi. Publikut, që më të drejtë nuk e njeh të vëllanë e kryebashkiakut, po ia kujtojmë më këtë video të shkurtër gjatë koncertit tallava të Edi Ramës në Milano para pak ditësh.

VIDEO/ ELTJON SUBASHI: JAM EMIGRANT PREJ GATI 1 VITI Në iTALI

Zyra e Punës Fier është kujdesur që të paguajë edhe subvencione për kompaninë e vëllait të kryetarit Subashi.

Sipas të dhënave të siguruara nga Spending Data Albania subjekti i kontratës 1 euro përfitoi prej qershorit 2015 deri në tetor 2017, 121 milion lekë prej Zyrës së Punës Fier.

Kështu e mbështeti qeveria Rama edhe vëllain e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashit, i cili, afërmendsh pas këtij nderi prej milionash nuk mund të mungonte në koncertin e bosit në Milano.

Image

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...