Qytetarët marshim pro familjes: Për fëmijët japim jetën

Saturday, 01 June 2024 21:27
 
 
 

Koalicioni Pro Jetës dhe Familjes së bashku me shoqata dhe qytetarë të shumtë kanë mbajtur një marshim me qëllim mbrojtjen e familjes tradicionale, baba-nënë-fëmijë. Me pankarta që përcillnin mesazhe pro jetës dhe familjes, ata shprehën qëndrimin kundër projektligjit për shëndetin riprodhues, teksa bënë thirrje për mbrotjen e familjes dhe fëmijëve.

 

Qytetarë të shumtë me familjet e tyre, përfaqësues të Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës, aktivistë e qytetarë nga jashtë kufijve të Shqipërisë janë mbledhur këtë të shtunë në një tubim në mbrojtje të familjes. Me pankarta që përcillni mesazhe pro jetës dhe familjes, ata shprehën për të disatën herë qëndrimin kundër projektligjit për shëndetin riprodhues.

Marshimi me qëllim mbrojtjen e familjes tradicionale, përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Duke u ndalur edhe në Institucionin e Kryeministrisë dhe Presidencës, protestuesit bënë thirrje për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve.

Shqetësimi kryesor mbetet tek ekspozimi i fëmijëve ndaj ngjarjeve të pahijshme, duke veçuar martesën mes personave të së njëjtës gjini dhe shfaqjen ‘Harabel’ të mbajtur tek Liqeni, ngjarje për të cilën kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa për promovimin e veprave të turpshme me përmbajtje pornogafike dhe satanike në praninë e fëmijëve.

Për qytetarët është vënë në dispozicion edhe Peticioni ‘Manifesti i Jetës’, i cili ka për qëllim dërgimin në Parlament për anulimin e Projektligjit të Surrogacisë, Abortit për vajzat 16 vjeç pa dijeninë e prindërve dhe Sterilizimin e të rinjve, vajza 18 vjeç dhe djem 23 vjeç, si masë e planifikimit familjar. Sipas protestuesve, projektligji ‘Për shëndetin seksual dhe riprodhues’ nuk duhet të kalojë në Kuvend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...