Berisha: Rama lehtësoi akuzat për aktin kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit! Autorëve iu është premtuar shpërblim

Saturday, 01 June 2024 21:35
 
 
 

Krydemokrati Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramën se është porositësi i sulmit brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Berisha tha se, ‘Rama lehtësoi akuzat për aktin kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit! Autorëve iu është premtuar shpërblim’. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, sot avokati i të vërtetave që tmerruan Edi Ramën, profesor Sokol Mëngjesi vazhdon betejën e tij për jetën në gjendje kritike.

Sot Edi Rama urdhëroi mercenarët e tij të lehtësojnë aktin makabër kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit.

Duke marrë përsipër edhe njëherë autorësinë e sponsorit të këtij krimi shtetëror të shëmtuar.

Të dashur miq, sot doresi u paraqit në gjykatë bashkë me mikun, që thotë e bëra për miqësi këtë krim të shëmtuar.

Ju keni dëgjuar rëndom për vrasës me pagesë, kjo qeveri përdor vrasës dhe të burgosur me pagesë.

Po miq, po, po!

Shkoni merrni dosjen Alizoti. Alizotit për mashtrimin iu premtuan dy vite burg dhe 100 mijë euro shpërblim për dy vite burg.

Po kështu doresi që u dorëzua, i janë premtuar mundet 50 mijë, mundet 100 mijë euro për vite burgu.

Kurse tre të tjerë janë në drejtim të paditur.

Ky është në gjithçka një krim shtetëror.

Sot lehtësuan akuzën, nesër një pretekst tjetër.

Atij që i është i përzier pa diskutim që hiqet sikur nuk di gjë, Dritan Nanos i thonë mos prano.

Këtij që e goditi, ranë dakord që të bëjë ca burg, por natyrisht me shpërblim.

Pushtet krimi ky, pushtet i shëmtuar.

Dhe jo që mbroni Edi Ramën, çfarë shpirti, çfarë zemre keni ju?

Nuk paska sot mijëra çështje nga më të ndryshmet, kurse profesor Mëngjesi kishte një kontratë të firmosur nga pala fituese se do kishte një shpërblim për punën e bërë.

Asgjë tjetër, asnjë pronë të veten. Ai po merrte atë që i takonte me kontratë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...