Premtimi për shkollë tek Liqeni i Thatë, bashkia e nxjerr mashtrues Erion Veliajn

Diel, 02 June 2024 21:44
 

Zona e liqenit të Thatë me 23 mijë banorë dhe perspektivë për t’u mbipopulluar me ndërtimet e reja, nuk ka një shkollë publike. Bashkia mohoi të ketë në plan ndërtimin e shkollës në këtë zonë, duke përgënjeshtruar premtimet e përsëritura të kryebashkiakut Veliaj. Fëmijët e arsimit parauniversitar që banojnë në Liqenin e Thatë detyrohet të frekuentojnë shkolla larg zonës së banimit, me kosto shtesë për transportin dhe arsimimin në privat.

Në mars 2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për ndërtimin e shkollave të reja, ku përmendi se një prej tyre do të ishte në zonën e Liqenit të Thatë. 

“Jam i ndërgjegjshëm që janë disa zona ende pa shërbim dhe të themi janë loti i fundit i shkollave. E njëjta gjë për lagjen 13, ka dhe aty nevojë për 2 shkolla, pjesa e Liqenit të Thatë, te Kopshti Zoologjik.

Për zonën e Liqenit të Thatë, te Kopshti Zoologjik, jo brenda Kopshtit Botanik, por në cep, ku toka është pronë shtet, do të ndërtojmë një shkollë 9-vjeçare”-deklaroi Veliaj.

Edhe në muajin dhjetor 2023 ai theksoi: “Secili prej jush e pa edhe buxhetimin e shkollave në Astir… Edhe te Liqeni i Thatë që zgjidhëm atë kërkesë akute të atij komuniteti”. 

Për të mësuar më shumë rreth projektit të shkollës në zonën e Liqenit të Thatë, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës.

Mirëpo, zyrtarisht ky institucion sqaron se nuk është parashikuar ndërtimi i një shkolle në atë zonë.

“Në përgjigje të shkresës së sipërcituar me anë të së cilës keni kërkuar informacion lidhur me punimet e shkollës 9-vjeçare në zonën e Liqenit të Thatë, ju informojmë se nuk kemi parashikuar ndërtimin e një shkolle në atë zonë”-bën të ditur Bashkia Tiranë.

Bum pallatesh, por asnjë shkollë te Liqeni i Thatë

Zona e Liqenit të Thatë është pjesë e njësisë administrative Farkë dhe njësia ka një popullsi prej më shumë se 23 mijë banorësh. Përpos shtimit të pallateve dhe banorëve, zonës së Liqenit të Thatë i mungon shkolla publike.

Në një verifikim që bëmë në terren më 24 maj, banorët shprehën shqetësimin se kjo lagje nuk ka ende një shkollë 9-vjeçare.

“Jo nuk ka shkollë 9-vjeçare këtu. Djalin e dërgoj te shkolla ‘Dëshmorët e Lirisë’. Me autobus që shkojmë ne është 4 stacione larg. E dërgoj vetë çdo ditë, është shumë e lodhshme, duhet patjetër një shkollë këtu. Është thënë që do bëhet, por akoma nuk po shikojmë gjë.

Kur të ndërtohet shkolla, djali do jetë në gjimnaz. Ai tani është në klasën e pestë dhe sot ka testin e Vanaf-it”, thotë një banore e zonës.

Ndërkohë, të shumtë ishin nxënësit që prisnin furgonin për të shkuar në shkollat private.

“Unë shkoj në shkollë private në Linzë, këtu nuk ka shkolla fare”-thotë një nxënëse e klasës së 8-të.

“Nuk dimë të ketë shkolla publike këtu, i dërgojmë në privat”, thonë prindër që banojnë në zonën që vijon të popullohet çdo ditë e më shumë në zonën e Liqenit të Thatë.

Nga ora 7 e mëngjesit deri në 8:30, të shumtë ishin furgonët që kalonin në këtë zonë për të marrë fëmijët dhe për t’i dërguar në shkollë.

Rregullorja e Planifikimit të Territorit e kërkon që zona e banuar duhet të ketë shkollën 9-vjeçare, jo më larg se 500 metra dhe gjimnazin apo shkollën e mesme, jo më larg se 1000 metra.

Përfundimi

Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e mbledhura, premtimin e kryebashkiakut Veliaj për ndërtimin e shkollës te Liqeni i Thatë do ta kategorizojnë të pambajtur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...