Gazeta më e madhe gjermane, BILD, lëshon ‘bombën’ në një shkrim ekskluziv të publikuar sot në versionin print.
Gazeta shkruan se hetuesit gjermanë dhe ata ndërkombëtarë kanë në shënjestër familjen e Edi Ramës.
Sipas tyre, Olsi Rama është i përfshirë në një çështje të trafikut të kokainës në Hanover të Gjermanisë.
“Hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë në shënjestër edhe familjen e kreut socialist të qeverisë Edi Rama.
Vëllai i tij Olsi Rama është përfshirë në hetimet për një rast të madh kokaine nga Hanoveri,” shkruan gazeta.
Sipas saj, Shqipëria është një narkoshtet në dyert e Bashkimit Europian.
BILD thekson se në fokus është edhe vetë Edi Rama.
Sipas gazetës, nga aktet gjyqësore të një gjykate në SHBA, shefi i qeverisë shqiptare ka korruptuar kreun e kundërspiunazhit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal.
Bëhet fjalë për një ryshfet prej 250 mijë dollarësh dhe një licence shpimi për naftë.
Pavarësisht se është një shtet mafioz, BILD shkruan se Shqipëria kërkon të hyjë në BE, madje edhe të fitojë fonde nga një grant prej 9 miliardë eurosh.