‘Report’ Ekskluziv: Me çfarë merret kompania lobuese e Massimo D'Alemës në Shqipëri

Hënë, 03 June 2024 11:50
 
 

Marrëdhënia e ngushtë e D'Alemës me Shqipërinë daton që nga koha e luftës në Kosovë, kur kryeministri i atëhershëm mbështeti bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Me kalimin e viteve ai ka intensifikuar gjithnjë e më shumë udhëtimet e tij në Tiranë dhe marrëdhëniet e tij me qeverinë e Edi Ramës.

Këto marrëdhënie kanë bërëtë mundur që ai të jetë biznesmen jo vetëm në shtëpi (Itali). 

 

Report ka zbuluar se përveç DL&M Advisor në Itali, i hapur në vitin 2019, D'Alema ka shtrirë interesat e tij në botën e konsulencës edhe në Shqipëri: në fakt, ai ka krijuar një kompani të quajtur A&I në Tiranë, e cila ofron konsulencë për kompanitë që duan të ndërkombëtarizohen.

Gazetari: Rama ka raporte shumë të ngushta me Massimo D’Alema 

Ahmetaj: Massimo D’Alema nuk është politikan, por biznesmen.

Gazetari: Çfarë lloj biznesi bën?

Ahmetaj: Lobist!

Në fakt Massimo D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali ‘DL&M Advisor’ hapur në 2019 dhe në dy vitet e fundit ka faturuar thuajse 2 milionë euro, por në bilancet e këtij biznesi nuk ka asnjë referim për interesa të mundshme të ish-kryeministrit italian në Shqipëri.

Image

Rama: Nuk kam folur kurrë për biznes me Massimo D’Alemën gjithmonë kemi folur për politikë dhe për Shqipërinë, pastaj ai është një njeri i lirë mund të bëjë çfarë të dojë.

Duke konsultuar regjistrat e Dhomës se Tregtisë se Shqipërisë, zbulojmë që vitin e shkuar, Massimo D’Alema ka themeluar në Tiranë një shoqëri që ka selinë pikërisht këtu (në Tiranë- Teatri i Operas dhe Baletit) në një godinë të periudhës së pushtimit fashist në Shqipëri ku ka zyrat edhe Instituti Italian i Kulturës.

Kompania shqiptare e D’Alemës quhet A&I. Ish-kryeministri është pronar i vetëm dhe si objekt social ka konsulencën institucionale të bizneseve që duan të ndërkombëtarizohen. Pra konsulencë dhe lobim, por nga dokumenti nuk marrim informacione të tjera e për këtë nuk na mbetet gjë tjetër përveçse ti drejtohemi pronarit të biznesit.

E takojmë në Sallonin e Librit, në Torino ku bën një prezantim hyrës rreth Karl Marksit gjatë prezantimit të librit të Luciano Camfora mbi filozofin gjerman.

Gazetari: Mirëmbrëma jam Giorgio Mottola nga Report, nuk di nëse kujtoheni për mua. Doja t’ju pyes se çfarë do të mendonte Marksi për aktivitetin e lobimit në favor të kapitalizmit financiar? 

D’Alema: Nuk kam asgjë për të thënë!

Gazetari: A mund t’ju pyes pse keni themeluar një kompani lobimi në Shqipëri vitin e kaluar? A&I? A mund të ma jepni një përgjigje? 

D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.

Një pistë mbi të cilën ne të punojmë na e ofron ish zv/kryeministri shqiptar Arben Ahmetaj:

Ahmetaj: Thënë mes meje e tej nuk dua të flas për D’Alemën sepse për mua ai është i madh. Biznesi i tij janë kriptovalutat.

Gazetari: Kriptovalutat? 

Ahmetaj: Bën lobistin për kompani kriptovalutash.

Pra, sipas Ahmetaj, Massimo D’Alema bën lobim në favor të shoqërive që merren me kriptovaluta, një informacion ky që duke mos patur akses në dokumentet e bilancit dhe klientëve të biznesit të tij në Shqipëri, mbetet i vështirë për tu verifikuar. Kështu detyrohemi të rikthehemi tek D’Alema.  

Gazetari: A është e vërtetë që merreni me kriptovaluta në Shqipëri? Kështu na kanë thënë. Në fakt për biznese që merren me kriptovaluta? Me jepni një përgjigje, po ju kërkoj një ballafaqim lidhur me disa informacione që kam. 

D’Alema: Përgjigja është jo!

Gazetari: Po si ka mundësi që keni themeluar këtë shoqëri konsulence në Shqipëri? Pse pikërisht në Shqipëri? 

D’Alema: Ky nuk është as vendi as momenti. Nëse dëshironi më nisni pyetjet dhe do ju dërgoj përgjigjet.  

(Gazetari largohet nga truprojat)

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...