Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Meta: Ka hije të errëta korruptive

Hënë, 03 June 2024 16:52
 
 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me homologen, Giorgia Meloni për emigrantët ka hije të errëta korruptive.

Meta u shpreh se kampi në Gjadër, ku do të strehoheshin refugjatët pritej të përfundonte në Maj, por theksoi se ende s’ka një afat për ngritjen e tij.  

 

“Po ashtu marrëveshja e dyshimtë me Italinë për emigrantët, ka hije të errëta korruptive, madje edhe emergjenca e emigrantëve është kthyer në një gjenerues korrupsioni dhe fakt është kampi që duhej të përfundonte në maj dhe nuk dihet nëse përfundon në fund të dimrit”, duke shtuar se “gjoja emergjenca e emigrantëve është përdorur për interesa politike partiake reciproke, ashtu sikurse u sajoja edhe emergjenca e plehrave për megaaferën e inceneratorëve.”.

Ilir Meta: Rama me ndërgjegje të plotë ka fejuar dhe ka mbështetur kriminalizimin e të gjithë vendit për vite të tëra, me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, siç tregoi edhe ish-zv.kryeministrin e tij në RAI3. Nuk është vetëm një ish-zv.kryeministër që ka ngrënë dardha mbas shpine që e ka thënë këtë, por e ka thënë edhe publikisht vetë ministri i Brendshëm në detyrë, që nuk ka zhvillim pa krim.

Rama mbështet hapur narkotrafikantët, duke emëruar vendosur policinë në mbrojtje të trafikantët. Rama ka mbështetur mafiozët për përfitim interesa publike, si para publike, licensa ndërtimi. Ka takuar përfaqësues të klaneve më të mëdha të drogës, duke i pajisur me licensa që i kanë sot.

Dihet se krahu i djathtë i Ramës dhe koordinatori nga dita e parë e Reformës në Drejtësi, është Ëngjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, përgjegjës kryesor nga ana ligjore për vendimet e inceneratorëve të paligjshëm, për PPP dhe ligjet me porosi.

Rama ka mbështetur dhe ka koordinuar pastrimin e parave të narkotrafikut përmes leje të ndërtimit, duke çuar në stratosferë çmimet për shqiptarët e thjeshtë. Rama ka koordinuar grupet kriminale nga veriu në jug duke i përdorur për interesat e tij në funksion të blerjes së zgjedhjeve dhe kapjes së shtetit.

Po ashtu marrëveshja e dyshimtë me Italinë për emigrantët, ka hije të errëta korruptive, madje edhe emergjenca e emigrantëve është kthyer në një gjenerues korrupsioni dhe fakt është kampi që duhej të përfundonte në maj dhe nuk dihet nëse përfundon në fund të dimrit.

Kjo tregon se gjoja emergjenca e emigrantëve është përdorur për interesa politike partiake reciproke, ashtu sikurse u sajoja edhe emergjenca e plehrave për megaaferën e inceneratorëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...