Berisha: Bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit. Të përballemi dhëmb për dhëmb me mafien kriminale!

Hënë, 03 June 2024 21:47
 
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve, të cilët tubohen poshtë shtëpisë së tij, ku kundështojnë arrestimin politik, është shprehur se u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit.

Fjala: 

 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta ju misionarëve të vërtetë të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Oratorëve për fjalimet e tyre, me të cilat përcjellin të vërteta në të katër anët e vendit.

Miqtë e mi, sot fjalimi im para jush ka vetëm një fjalë: protestë, protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Sot në emër tuaj u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit

Miqtë e mi, sot thirrja e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari, e çdo qytetari që e do këtë vend, vend të denjë dhe jo të mposhtur nga mafia e drogës, jo të sunduar nga mafia e drgoës, është një dhe vetëm një, të bashkohemi në protestë, në protestë dhe vetëm në protestë.

Iu bëj thirrje qytetarëve që ndjekin me pesimizëm gjendjen në vend, hidhni mënjanë pesimizmin tuaj, nxirrni përpara guximin tuaj dhe do e shihni se si do shumëfishohen forcat tuaja.

Do shihni se si fitorja do jetë në duart tona.

U bëj thirrje qytetareve dhe qytetarëve që për një arsye apo për një tjetër shohin me indiferencë, qëndrojnë indiferentë ndaj narkoshtetit dhe narkodiktaturës në Shqipëri, ngrihuni sepse kjo mafie mizore, më e pashpirta e të gjitha llojeve, nuk kërkon asgjë tjetër nga ju përveç indiferencës që i dhuroni.

Dilni nga indiferenca juaj, bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me mafien kriminale.

Të përballemi dhëmb për dhëmb me hanxharët e saj.

Të qëndrojnë të pamposhtur në virtytet tona, në guximin tonë, në të drejtat tona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...