Protesta/ Aktori Neritan Liçaj: Gjithçka është korruptuar, duhet të zgjohemi!

Tuesday, 04 June 2024 12:53
 
 

Opozita ka mbajtur protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Aktori i njohur Neritan Liçaj u bëri thirrje shqiptarëve të zgjohen.

Neritan Liçaj: Jemi në një pikë sa që unë nuk di nga t’ia filloj. Iu vërsulen kësaj Shqipërisë së gjorë si kalit tek ajo çndrra “Krim e ndëshkim”, nuk i lanë gjë. Me Sigurim Shteti, me bllok udhëheqje, me qeveri, me polici, i jeni vërsulur këtij vendi. 

 

Çfarë ju kanë bërë shqiptarët që i urreni? Pse urreni shqiptarët, pse urreni vendin tuaj? Po mor, jemi të varfër sepse vidhemi çdo sekondë të jetës. Sa nga ju, ju mjafton rroga deri javën e dytë të muajt? Edhe ju ushtarakët, duhet të mbroni popullin tuaj dhe jo krimin. Mbroni këtë këtu, që vetëm ka vjedhur dhe ju e mbroni. 

Na ka hyrë krimi në çdo cep. Edhe tek betoni i themeleve të pallateve kemi krim. Pastrim parash, drogë…

Kur do mblidhemi ne si komb se po shkatërrohet kombi, lëre shtetin? Po ikin shqiptarët. Pse të mos rrimë këtu dhe të bëjmë vendin tonë? Se s’ka për ta bërë ambasadori….jo jo do e bëjmë ne. Eshtë e korruptuar gjithçka. Merr, vidh paratë tona e bëj qejf …

Duhet të zgjohemi, duhet të çohemi, të mos pështyjmë televizorin. Të mos rrimë nga divani e t'u japim mend atyre që djersitin dhe që përpiqen te bëjnë diçka për këtë vend. Këtu nuk shtyhet më, po asimilohemi si komb...

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...