Mbrojtja më e mirë është sulmi me gjuhë rrugaçi, me këtë moto ka dalë Edi Rama dhe po përpiqet të minimizojë dëmet e lidhjeve të tij me narkotrafikantët ndërkombëtar të cilëve u jep para e prona publike në Shqipëri. I pret në zyrë në takime të veçanta, i mbron në media siç ka bërë me Luftar Hysën dhe më pas i përdor për të vjedhur votat e shqiptarëve.
Kapja e sistemit të drejtësisë, pastrimi i parave të trafikut në ndërtim, kapja e mediave dhe tentativa për të zhdukur opozitën, kanë dalë sy gjithë botës tashmë.
Të gjitha këto fakte të publikuara në mediat e huaja dhe të denoncuara nga opozita, kreu i narko-shtetit po i quan si sulme nga zilia.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit”, tha Rama.
Unë e kam më shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre.
Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit.
Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes që po del nga jeta e Shqipërisë duke u çjerrë nga përpëlitjet e fundit. Ky vend ka kryer punë me ata, ka kryer me atë shpirt të keq që e persekuton që prej vitit 1912.
Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur!”, tha ai.
Kush e bën duhet të mësojë që koha kur kryeministri bënte të fortin këtu e të menderosurit në botë, ka ikur!”, tha ai.