Berisha: Organizatën kriminale të Olsi Ramës e goditën gjermanët! Plani makabër i Xibrakës ishte eksporti i dhjetëra tonelatave kokainë

Tuesday, 04 June 2024 22:28
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur sërish te hetimet ndërkombëtare mbi organizatën kriminale të Olsi Ramës, ku sipas kryedemokratit e goditën gjermanët.

‘Plani makabër i Xibrakës ishte eksporti i dhjetëra tonelatave kokainë’, theksoi Berisha në protestën që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Edi Rama, e vërteta është se sapo more pushtetin, angazhove vëlla Olsin dhe u instalua në Xibrakë nën kujdesin tënd, uzina më e madhe në Ballkan e përpunimit të kokainës nga organizata kriminale shqiptaro-kolumbiane e Xibrakës me në krye Genti Xhixhën, Olsi Ramën, Gentjan Gjonajn, Ermal Hoxhën.

Këtë organizatë kriminale ta zbuluan gjermanët, sepse për shqiptarët ti kishe zëvendësuar me Shqipëri të gjithë ata që nuk do pajtoheshin kurrë me drogën.

Kishte dërguar Nallbatin famoz, Nallbatin e përjashtuar nga Policia e Shtetit nga Igli Toska për lidhje me Hakmarrjen për Drejtësi.

Olsi yt me Genti Xhixhën, Gentjan Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, drejtonin grupin e Xibrakës me një projekt makabër, eksportin e dhjetëra, dhjetëra tonelatave kokainë në Gjermani dhe tregjet e tjera të Europës.

Zbulimi nga organet ligjzbatuese gjermane sigurisht bllokuan këtë projekt, por në qarkun e tyre mbeti yt vëlla o Edi Rama dhe ai është denoncuar nga Sali Berisha në parlament, në sytë e tu dhe të shqiptarëve.

Është denoncuar në parlament në sytë e tu dhe të shqiptarëve të gjitha udhëtimet, kalimet e kufirit me makinën kryesore të grupit të drogës, nën shoqërinë e Genti Xhixhës, Ermal Hoxhës dhe Gentian Gjonit e narkotrafikantëve të tjerë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...