Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson se BE duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës.

E mërkurë, 05 June 2024 12:40
 

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka ndjekur me interes dhe shqetësim të madh negociatat e stërzgjatura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dëshiron që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

KASH shrehet kundër presionit që i bëhet Kosovës për të rënë dakord për formimin e komunave me shumicë serbe dhe beson se një presion i tillë minon sovranitetin e Kosovës dhe inkurajon qëndrimin e Serbisë për mosnjohje.

Zgjidhjet e imponuara mund ta destabilizojnë rajonin.

KASH thekson se roli dhe kontributi i pazëvendësueshëm i BE-së duhet të fokusohet në lehtësimin e një dialogu të drejtë që respekton pavarësinë e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i sugjeron BE-së që të caktojë negociatorë të saj për dialogun Kosovë-Serbi diplomatë/politikanë që do të ishin të mirëpritur dhe të pranueshëm nga të dyja vendet, në mënyrë që të rritet niveli i besueshmërisë mes të gjitha palëve.

 KASH vlerëson gjithashtu se sjelljet e Serbisë si proxy ruse, si dhe deklarimet e liderit të Republika Srpska Dodik për shkëputje nga Bosnje dhe Hercegovina, duhet të ndalen me çdo kusht para se të jetë tepër vonë. Këto të fundit i konsiderojmë një recetë për luftë, si dhe një qasje që shkon në të njëjtën linjë/llogjikë me agresionin rus kundër Ukrainës.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...