Tenderi/ Shteti del “në shitje”, jep pronat e veta për zhvillim tek privati, në këmbim do marrë zyra

E mërkurë, 05 June 2024 17:02
 
 
 

Një procedurë prokurimi disi e pazakontë është çelur këtë të mërkurë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit dhe që ka për autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”.

Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat ku në finale përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra. Në termat e referencës të procedurës saktësohet se shteti do të ofrojë ose ndërtime të amortizuara që do të përmirësohen duke pasur partneritet me subjekte private që do të kenë përfitimin e tyre në këtë investim ose do të jepen prona publike mbi të cilat do të zhvillohen ndërtime të reja.

“Kjo Thirrje është një kërkesë për propozime projektimi për dy objekte paralelisht. Objekti i parë do të akomodojë disa institucione shtetërore në një klaster të ri të konsoliduar multifunksional. Të shpërndara në të gjithë Tiranën, këto qendra administrative do të shërbejnë si shtylla infrastrukturore për të ardhmen e administratës publike të Shqipërisë. Objekti i dytë do të jetë një zhvillim komercial në një truall që është liruar nga një ose më shumë nga institucionet shtetërore (që do të kalojnë në klasterin e administratës). Një investitor privat do të marrë kontratën për ndërtimin e të dyja ndërtesave, duke shfrytëzuar vlerën e tregut të pronës komerciale për të financuar klasterin e administratës publike” thuhet në këto terma.

Në këtë proces do të jetë e përfshirë edhe Korporata e Investimeve e cila do të luajë rolin e ndërmjetësit. Në dokumentet e termave të referencës nënvizohet një paragraf me përfitimet e secilës palë që do të përfshihet në këtë procedurë. 

Një element kyç i këtij modeli bashkëpunimi është mbështetja tek një “fitore e ndërsjellët” (“win-win”). Në këmbim të së drejtës për të zhvilluar këto prona, partneri privat do të mbulojë kostot e zhvillimit të klasterave të rinj të administratës publike bazuar në konkursin ndërkombëtar për të plotësuar nevojat e institucioneve publike.

“Gjithashtu, të drejtat e përdorimit të këtyre aseteve do t’i transferohen AIC-së.

Përfitimet:

  • Administrata Publike: Përfiton ndërtesa të reja dhe infrastrukturë të përmirësuar dhe hapësira pune, duke çuar në rritjen e produktivitetit dhe standardeve të punës për nëpunësit dhe funksionarët publik.
  • AIC: Përfiton nga tarifat e ndërmjetësimit për identifikimin dhe konsolidimin e pronave, projekt-idetë për zhvillimin e pronave dhe krijimin e aseteve të reja për administrim. Gjithashtu fiton pozicionim strategjik në tregun e pasurive të paluajtshme.
  • Partneri privat: Ofron financimin dhe realizimin e projekteve, duke përfituar nga rritja e sigurt dhe e qëndrueshme e të ardhurave dhe kthimet me rrezik të ulët nga investimi. Ky partneritet luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit dhe modernizimin e infrastrukturës administrative.

Nga kjo nismë do të përfitojnë drejtpërdrejt institucionet shtetërore, prej përmirësimit të cilësisë, kushteve dhe mjedisit të tyre të punës, duke rritur njëkohësisht shumë pozitivisht cilësinë e përvojës së përditshme të mijëra shërbim-marrësve. Këto hapësira të reja do të jenë më të përshtatshme, funksionale dhe më të shëndetshme, duke rritur kështu besueshmërinë e këtyre institucioneve në sytë e publikut.

Konfigurimet dhe përdorimi i optimizuar i këtyre hapësirave do të përmirësojnë efikasitetin dhe produktivitetin e punës, duke siguruar standarde më të larta të shërbimit dhe përmirësimin e performancës së sektorit publik. Projekti gjithashtu do të ofrojë një seri efektesh pozitive për komunitetet përreth, duke përfshirë rritjen e shërbimeve, aktivitetit të biznesit, investimeve dhe një integrim dhe transparencë më të madhe midis komunitetit dhe nëpunësve civilë.

Kjo do të krijojë përfundimisht një kontekst urban më dinamik dhe frymëzues. Zhvendosja e këtyre institucioneve dhe stafit të tyre në vende më të përshtatshme në kryeqytet pritet të sjellë përfitime të shumta ekonomike dhe sociale. Kjo ndërhyrje do të ndikojë pozitivisht në zonën e zhvilluar nga partneri privat, duke nxitur biznesin lokal, investimet e mëtejshme dhe përfitime të tjera sociale” argumentohet në termat e referencës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...