Meta paralajmëron përshkallëzim të aksionit opozitar: Nuk ka rrugë tjetër, përballja me të keqen s’do të ndalet

Premte, 07 June 2024 14:52
 
 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se aksioni opozitar nuk do të ndalet, madje do të përshkallëzohet edhe më tej.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se “kjo qeveri i ka rrënjët në trafiqe”. 

 

“Opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç intensifikimit të aksionit të saj”, tha Meta.

“Kështu që ne do të vazhdojmë këtë front në raport me përballjen me këtë qeveri, në përballjen me të keqen kudo ku ajo është sepse cdo qelizë e administratës është infektuar rëndë nga nepotizmi dhe papërgjegjshmëria”, tha nder te tjera Ilir Meta.

Pyetje: Ku do të përqendrohet aksioni i opozitës? Pasi deri tani duket se nuk po jep rezultat?

Meta: Rezultati është vetë vazhdimësia e pandërprere e këtyre protestave dhe përshkallëzimi i tyre do të japë rezultatet e duhura.

Të gjitha këto procese të hapura kanë qenë vetëm si rezultat i presioneve të bëra nga opozita.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...