Berisha: Rama i ka deklaruar Ahmetajt se droga është para. Por droga është helm, varfëri, krim dhe pasiguri për qytetarët

Premte, 07 June 2024 22:21
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal te deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj i cili pohoi se kryeministri Edi Rama i ka thënë se droga është para.

‘Rama i ka deklaruar Ahmetajt se droga është para. Por droga është helm, varfëri, krim dhe pasiguri për qytetarët’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Miqtë e mi, a nuk janë qindra e qindra varre të hapura nga larja e hesapeve midis klaneve por dhe nga viktimat e pafajshme të përdorimit të helmit që propagandon Edi Rama?

Miqtë e mi, Edi Rama i ka deklaruar Arben Ahmetajt se droga është para.

Droga është helm për qytetarët, droga është varfëri për qytetarët, droga është krim për qytetarët, është pasiguri për qytetarët.

Droga rrëzon përtokë euron, shkatërron mijëra vende pune në ndërmarrjet e eksportit.

Drogën rrëzon përtokë euron, zvogëlon me 20 përqind vlerën e remitancave që dërgojnë emigrantët te familjet e tyre.

Droga mban çmimet e larta të paimagjinueshme dhe me qindra e mijëra apartamente bosh, ka shndërruar apartamentet në mollë të ndaluar, ndër më të shtrenjtat në Europë dhe botë.

Nga droga përfitojnë klanet e drogës, qeveritarët e drogës.

A është ky pra drejtimi që duhej të kishte ky vend i bekuar me pasuri të gjithanshme përrallore?

Drejtimi i drogës është drejtimi drejt krimit, drejt varfërisë, drejt pasigurisë.

Është drejtimi drejt blerjes së votës, drejt shndërrimit të votës në krim dhe krimit në votë.

Është drejtimi drejt blerjes së prokurorëve dhe gjykatësve.

Është drejtimi i shndërrimit të qytetarëve në qenie që mafia mund t’ua këpusë kokën si një zog po shkeli interesat e tyre.

Ky është pra!

Të gjitha këto, u bëj thirrje gazetarëve t’u thonë të vërtetat shqitparëve.

Narkoshtetin nuk e shpiku opozita, nuk e ndërtoi opozita, nuk e shpiku RAI 3, për hir të së vërtetës as Arben Ahmetaj, që tani i vënë etiketa si tradhtar.

Po nuk ka më tradhtar se ai që i qëndron besnik Edi Ramës.

Si mund të quash tradhtar ti atë që i qëndron besnik Edi Ramës, po çfarëdo që t’i bëjë, edhe në surrat po ta pështyjë, ai meriton vetëm lavdërime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...