Erion Veliaj bojkotohet nga socialistët, i dështojnë dy takime

Saturday, 08 June 2024 13:20
 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi dje një takim në Njësinë Nr. 2 të Tiranës me anëtarët e PS-së për 33-vjetorin e themelimit të kësaj partie. Ky takim ishte një dështim total, pasi Veliajt i shkuan vetëm 50 vetë në total. Megjithatë, kjo braktisje nuk është e vetmja goditje që i erdhi sot kryebashkiakut dhe drejtuesit politik të PS-së për qarkun e Tiranës.

Pas Njësisë Nr.2, Veliaj kishte organizuar një takim edhe në Njësinë Nr. 5 të kryeqytetit, në orën 17:00. Socialistët e bojkotuan masivisht lali Erin, pasi në takimin e dytë nuk pati as 30 pjesëmarrës. Siç shihet edhe nga fotoja e publikuar nga CNA, tavolinat ishin të boshatisura. 

 

Image

 

CNA ka siguruar edhe një bisedë në grupin e “WhatsApp”-it të njësisë 5, ku ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj u ka kërkuar socialistëve të shkojnë në takim.

Duke qenë se anëtarët e PS-së nuk i janë bindur urdhrit të ministres, një nga drejtuesit e njësisë u ka kërkuar socialistëve llogari, por as kësaj radhe nuk kanë marrë një përgjigje.

Image

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...