Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar skandalin që ka përfshirë prej kohësh sistemin TIMS në Shqipëri.
Berisha është shprehur se sistemit E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Fjala:
"Siç jeni në dijeni, sistemit E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Pra, Bruno Veizaj kishte ndërhyrë në sistem që të lexonte pasaportën e secilit prej jush, por jo të Bruno Veizaj kur Bruno transportonte drogë, kur Bruno merrte misione krimi apo misione të zeza, ai nuk duhej të lexohej.
Çfarë thotë informatori?
Thotë që këta persona të listuar më sipër mendojmë se kanë njohje dhe lidhje me njëri-tjetrin dhe e kanë bërë qëllimisht për të kaluar pa gjurmë kufirin.
Pra, dhe ekzistenca e kësaj qasje si fenomen, na bën të mendojmë se veprime të tilla mund të jenë në sisteme të tjera të Policisë së Shtetit në kohë të ndryshme dhe individë të tjerë.
A e shihni miq se si është dorëzuar shteti në duart e kriminelëve?
Se si sistemet që për hir të sigurisë kombëtare janë të detyruara të regjistrojnë çdo zyrtar nga presidenti i Republikës e poshtë, shurdhohen, verbohen për kriminelë, për trafikantë, për mafiozët.
Shkoni kërkoni po të doni në TIMS kalimin e Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Ndokëve, Troplinit, nuk janë kurrkund.
Nuk flasin sepse i kanë verbuar sistemet, ua kanë dorëzuar sistemet.
Tani a mund t’u bëjmë një pyetje të gjithë atyre që akoma ose të paguar, ose në verbëri, insistojnë se ky nuk është narkoshtet.
Jo narkoshtet, po ky është shteti më i rrezikshëm i drogës, krimit dhe vjedhjeve të Shqipërisë.
Për informacionin tuaj, Taulanti me 5 mbiemra ka raportuar për këto që dëgjuat ju se nuk ka asnjë dëmtim dhe nuk ka asnjë problem me sistemin e TIMS.
Të njëjtin mashtrim, veçse e ka quajtur gabim njerëzor, e ka bërë edhe i rekrutuari, i marri peng i Edi Ramës, Met Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë."