Protesta te Kuvendi/ Berisha: Mbi 90% e mediave, si repart ushtarak vendosën titull, thirrjen barbare kundër opozitës të kryekriminelit Edi Rama

Hënë, 10 June 2024 08:40
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protesta që u zhvillua nga opozita para Kuvendit ditën e enjte dhe thirrjen kriminale të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën.

‘Mbi 90% e mediave, si repart ushtarak vendosën titull, thirrjen barbare kundër opozitës të një kryekrimineli që e ka emrin Edi Rama’, tha Berisha gjatë protestës në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare.

Mafia shtetërore shqiptare me në krye Edi Ramën. Narkoregjimi i tij ka bërë ndaj nesh çdo provokim.

Ka ndërmarrë ndaj nesh çdo akt poshtërues të pamerituar.

Ka kryer ndaj nesh gjenocid masiv dhe shpopullim të Shqipërisë.

Ka nxirë emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë botën. 

Ka vendosur mbi qytetarët vellon e zezë të censurës dhe mashtrimit.

Ka vendosur nën kontroll jo vetëm drejtësinë e cila sillet me zamanët e saj, njëlloj si dikur në kohërat më të egra  të diktaturës.

Ka vendosur në kontroll institucione të tjera, mediat pa të cilat nuk ka kurrë demokraci.

Miqtë e mi! 

Me dhimbje ua them, po vetëm tre ditë më parë kur Edi Rama kreu i meduzës së krimit të organizuar dhe mafias në Shqipëri, kur Edi Rama ortaku i McGonigalit, Pëllumb Gjokës, Troplinëve, Ndokëve, Rrajave, Çelëve e të tjerë, shfryu kundër deputetëve të PD-së në parlament dhe protestës tuaj, i shkatërroni me votë. 
A mund të imagjinoni ju se në zinxhir 90% të medieve vendosën titullin e diktuar nga zyra e kryeministrisë, e kryehajdutit, e kryekriminelet, e kryetrafikantit të vendit Edi Rama; i shkatërroni opozitën dhe kjo ishte. 

Në vend që ti përvisheshin narkodiktatorit për sulmin e shpëlarë ndaj qëndrestarëve opozitarë në rrugë dhe parlament përcillnin si repart ushtarak, thirrjen barbare të një kryekrimineli që e ka emrin Edi Rama.

U ndala në këtë prap jo për të thënë diçka që nuk e dinit, por thjeshtë për të theksuar se sa jetike, sa rëndësi të jashtëzakonshme ka qëndresa juaj, ka qëndresa qytetare në këtë kohë.Sot më shumë se kurrë, Shqipëria na fton për sakrifica.

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria në thërret të ndihemi si bijat dhe bijtë e saj.

Sot më shumë se kurrë, e vërteta na fton të luftojmë dhe sakrifikojmë për të.

Sot më shumë se kurrë, me zemërimin tonë, revoltën tonë, duhet të përmbysim narkoshtetin, qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...