Balliu: Liria e Veliajt është prova e kapjes së drejtësisë! Do e rikthejmë Shqipërinë blu si gjithë Europa

Hënë, 10 June 2024 13:35
 
 

Në protestën e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës, foli edhe Klevis Balliu, i cili u bëri thirrje policëve të bashkohen me protestuesit.

“Vazhdojmë sot të protestojmë kundër vjedhjes. Ne jemi kundër vjedhjes, po këta përballë nesh a janë pro vjedhjes? Kalojini hekurat dhe dilni me qytetarët, aty ku e keni vendin dhe jo me Lal Hajdutin,” tha ai.

 

Duke iu drejtuar Veliajt, ai tha: “Ti dhe urdhër që të dhunohen qytetarët protestues, ndërkohë që fle gjumë me Durim Bamin! Qytetarët i ke shtruar në spital me dhunë, kurse me kriminelët që pastron paratë ha dreka dhe darka.

Ky që ditën që doli krimi çnjerëzor, vjedhja çnjerëzore që i ka bërë Erion Veliaj qytetit të Tiranës, duhet të jepte dorëheqjen. Por ai nuk jep dorëheqjen sepse duhet të mbrohet nga vjedhja. Ata në SPAK nuk sillen si kolegë të Veliajt, por si nëpunësa të tij.

Liria e Veliajt dhe Edi Ramës është prova e kapjes së drejtësisë në Shqipëri”.

“Gjithë Europa është bërë blu, nuk hyjmë në Europë nëse jemi të kuq. Për të sjellë demokracinë, çdo mjet është demokratik, çdo sakrificë është demokratike. Këta kanë vjedhur shtetin dhe të ardhmen, ndaj çdo mjet është demokratik. Ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer vendin në shinat e Europës, për ta rikthyer vendin blu,” e mbylli fjalimin Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...