Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pritur nga ish-kryeministri i Turqisë, prof.Ahmet Davutoğlu në selinë e Partisë së tij, ‘E Ardhmja’.
Meta e falenderon për kontributin e tij në mbështetje të pavarsisë së Kosovës, teksa tregon për vendimin e marrë për bashkëpunim midis dy partive, ‘Partia e Lirisë’ dhe ‘E Ardhmja’.
Postimi:
🇦🇱🤝🇹🇷 Kënaqësi të pritesha në selinë e Partisë "E Ardhmja" nga Lideri i saj, Prof.Ahmet Davutoğlu.
E falenderova për kontributin e tij historik në mbështetje të Pavarësisë të Kosovës dhe njohjeve të saj si ish-Ministër i Jashtëm dhe ish-Kryeministër i Turqisë.
Në këtë moment të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës vlerësuam se sa shumë i ka shërbyer pavarësia e Kosovës stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë.
Theksuam rëndësinë e forcimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe rëndësinë jetike të reformave europianizuese.
Ramë dakord për forcimin e marrëdhënieve midis dy partive tona dhe rëndësinë e rritjes të kontributit të opozitave në të dy vendet për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si bazë jetike për mirëqenien e qytetarëve tanë!