Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur nga selia blu në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon Sali Berishës.
Gjekmarkaj e cilësoi këtë si një pikë kthese në çdo pikëpamje.
“Padyshim që është një pikë kthese në çdo pikëpamje, merr fund saga e diversionit dhe de-strukturimit të PD. Eshtë dhe një leksion i madh historik, që unë besoj se është përpjekja e fundit për të de-strukturuar opozitën,
Dua të përshëndea gjyqtarët që u ngritën në lartësinë e detyrës dhe e kthyen flamurin e PD aty ku duhet të jetë” tha ai.
Në lidhje me takimin e zhvilluar pak minuta më parë në seli, ai tha se ishte një tekim informal, ku mbizotëroi një klimë entuziazmi dhe vetëbesimi për të nisur betejën ndaj Edi Ramës.
“Ishte një takim miqësor, informal. Ku mbizotëronte një klimë entuziazmi dhe një vetëbesim shumë më të madh për të filluar nga nesër beteje n ndaj Edi Ramës dh për tu kthyer ne pushtet” shtoi Gjekmarkaj.
Sa i përket, Lulzim Bashës, Gjekamarkaj tha se PD është shtëpia e demokratëve dhe se ka vend për të gjithë ata që luftojnë kundër Edi Ramës.