Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm që duhet ta japim çdo ditë është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim!

Tuesday, 11 June 2024 22:57
 
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se mesazhi që duhet dhënë çdo ditë është bashkimi i demokratëve.

‘Mesazhi më i rëndësishëm që duhet dhënë dhe që duhet ta japim çdo ditë është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim!’, u shpreh Berisha. 

 

Berisha: Por miqtë e mi, të mos kemi keqkuptime.

Beteja vazhdon. Narkoshteti nuk donte që ne të merrnim këtë flamur sot.

Edi Rama sonte flet me vete, nuk fle

Prandaj betejat më të nxehta, ne i kemi para.

Dhe sot mesazhi më i rëndësishëm që duhet dhënë dhe që duhet të japim çdo ditë është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim!

Demokrate e demokratë, sot nuk ka më parti me vulë, parti pa vulë.

Sot nuk ka më PD të vërtetë, PD të pavërtetë.

Sot ka vetëm një Parti Demokratike, e bashkuar rreth flamurit të saj, flamurit të lirisë, flamurit të fitores.

Sot ka vetëm një opozitë të bashkuar. Një parti uragan i pamposhtur opozitar që do sjellë rotacionin dhe do ta shkatërrojë narkoshtetin e Edi Ramës, ashtu siç Edi Rama tentoi të shkatërrojë flamurin tonë!

I bëj thirrje pra edhe njëherë, atyre atyre demokratëve që ende nuk na janë bashkuar. Kontributi i secilit është i vyer.

Investimi i tyre kurrë nuk mohohet.

Në protestën madhështore të 20 shkurtit, ne e vërtetuam se të bashkuar në diversitet, është formula ynë fituese.

Ndaj mos hezitoni të na bashkoheni sa më shpejt. Ju mirëpresim!

I bëj thirrje çdo opozitari që nuk është pjesë e Partisë Demokratike. Opozitarëve të vjetër dhe atyre të rinjve. Partive të mëdha dhe atyre të vogla. Nëse jeni kundër Edi Ramës. Nëse jeni kundër narkoshtetit. Nëse jeni kundër inceneratorëve. Kundër vjedhjeve 100%. Kundër krimit. Dhe mbi të gjitha kundër shpopullimit.

Atëherë t’i bashkojmë forcat. Mund të mos jeni me Partinë Demokratike, por pa Partinë Demokratike nuk e rrëzoni dot Ramën. Prandaj dyert tona janë të hapura për çdo opozitar të vërtetë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...