Edi Rama e ka braktisur parlamentin, vendin ku në fakt duhet të japë llogari për qeverisjen e tij. Ai duket në këtë sallë vetëm kur ka për të mbajtur ndonjë fjalim për deputetët e tij, të cilët në fakt zbatojnë pikë e presje atë që ju kërkon.
Edhe ministrat e kanë ndjekur shembullin e Ramës.
Asnjë për be nuk gjendej në llozhën ku duhet të jenë në çdo seancë parlamentare, për të ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Ditën e sotme të gjithë janë arratisur drejt Gjermanisë, ku do të shkojnë disa ditë për turizëm.
Ata të gjithë e kanë gjetur një justifikim, do të shkojnë të ndjekin kombëtaren e futbollit që luan në ndeshjet e evropianit ‘Gjermani 2024’.
Të gjithë me ministra e deputetë socialistë kanë braktisur vendin dhe detyrat e tyre, duke mos dhënë as llogari para zgjedhësve të tyre.
Pikërisht për shkak të ndeshjeve të kombëtares, deputetët kanë vendosur që janë që vjen ta bëjnë pushim duke braktisur angazhimet e tyre dhe të mos bëjnë asnjë punë.