Afera e inceneratorit të Tiranës/ Agjentët e BKH-së kontrolle në disa banesa

E mërkurë, 12 June 2024 19:28
 

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po kryejnë disa kontrolle nëpër banesa në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Burimet mediatike bëjnë me dije se kontrollet po zhvillohen me urdhër të prokurorit Dritan Prençi, teksa ende nuk ka emra konkret se tek ambientet e kujt po kryhet kontrolli.

Pak ditë më parë SPAK zgjati me 3 muaj hetimet për 3 inceneratorin e Tiranës, ku siç duket, nuk e kanë ende guximin për të marrë të pandehur kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhër-arreste, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 prej tyre ishin masa e “Arrestit në shtëpi”, ndërsa emrat si Lefter Koka apo Alqi Bllako ndodheshin në burg edhe për aferat em inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Emri më i rëndësishëm, të cilit iu vunë prangat në atë kohë ishte Taulant Tusha, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, ndërsa të tjerët ishin zyrtarë të nivelit të ulët. 

Më 30 Prill, në SPAK dëshmoi për 8 orë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, por vazhdon ende të mos merret i pandehur.

Ai ka një rol kryesor në nisjen e procedurave që u shndërruan në një aferë që llogaritet ti ketë shkaktuar buxhetit një dëm rreth 100 mln Euro, teksa inceneratori ende nuk ekziston dhe milionat e eurove nuk dihet se ku kanë shkuar.

Në 27 Mars 2017, kryebashkiaku Erion Veliaj, shprehet “dakord në parim” për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës nëpërmjet procedurës koncesionare. Ky është momenti kur merr jetë një prej aferave më të rënda financiare në historinë e shtetit shqiptar.

Veliaj, pa marrë më parë mendimin e Këshillit Bashkiak, merr përsipër në dorë të parë që të aprovojë, megjithëse “parimisht”, një projekt që do t’u kushtojë taksave të qytetarëve të Tiranës rreth 430 milionë euro për 30 vjet.

Nuk është thjesht shmangie e Këshillit Bashkiak. Projekti për ndërtimin e landfillit të Tiranës parashikonte kosto financiare për të gjitha bashkitë e Qarkut të Tiranës, ku përfshiheshin krahas kryeqytetit, edhe Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina.

Askush nuk pyeti këto njësi të qeverisjes vendore. Qeveria u mjaftua me “dakordësinë në parim” të Veliajt, për t’i dhënë rrugë koncesionit të Sharrës.

Afera e inceneratorit të Sharrës nuk është një “vjedhje e rëndomtë” e dy biznesmenëve që shfaqen si pronarë të koncesioneve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. Afera e djegësve është një skandal qeveritar dhe, në rastin e impiantit të Tiranës, ekzistojnë të gjithë dyshimet se është i përfshirë “kokë e këmbë” edhe Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës jo vetëm që ka dhënë ‘dakordësinë në parim” për inceneratorin e Tiranës, por edhe e ka promovuar me vizitat e tij në kantier. E, mbi të gjitha, nuk ka kursyer rreth 100 milionë euro për një shërbim pjesor që ofrohet nga koncesionari ‘Integrated Energy bv”.

Kujtojmë se SPAK arrestoi edhe dy drejtorë të tjerë të rëndësishëm të tij si Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët kishin krijuar kompaninë e tyre “5D Konstruksion” dhe merrnin tendera nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Gjithashtu, Erion Veliaj është edhe nën hetim pasuror nga SPAK, por ende nuk ka një akuzë konkrete të ngritur ndaj tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...