Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK.
Teksa futej në Prokurorinë e Posaçme, Meta akuzoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin.
"Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës...
Për çfarë jam thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj", tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.
“A e njeh Dumdumanin kush është? Dumdumani është ai që nuk guxon që të hapë çështjen e McGonigal, se është me Ramën," theksoi kreu i PL.