Edi Rama duket se nuk e duron dot më Veliajn as në foto, pas festës së djeshme të PS ku nuk hodhi asnjë foto me të, sot, Rama e ka fshirë përsëri Veliajn nga fotot, ku ky i fundit ka dalë gjatë një inspektimi për nisjen e punimeve për ngritjen e godinës së teatrit.
Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook nga kantieri i ndërtimit, por në asnjë prej fotove nuk ekziston Erion Veliaj, i cili në Facebook-un e tij ka hedhur dhjetra foto.
Me gjithë përpjekjet e Veliajt për të zënë ndonjë cep në çdo vend ku Rama është i pranishëm në aktivitete, duket se shefi e ka fshirë nga axhenda njeriun i cili deri dje shihej si beniamini dhe pasardhësi i tij. Kjo e ka bërë Veliajn të ndihet gjithë kohën si në 'ethe', pasi pas perceptimit se e ka lëshuar shefi, atij nuk i afrohen më as Rilindasit e tjerë.
Në çdo postim së fundi, Edi Rama e fshin nga fotot, kjo konfirmon faktin se mes tyre ka një çarje, por se sa e thellë është, kjo do të shihet në vazhdim.