Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në fjalën e tij në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës tha se lufta e opozitës për të rrëzuar qeverinë bandite do të vazhdojë deri në fitore.
Balliu tha se tashmë me opozitën e bashkuar ka ardhur koha për të vepruar.
“Këta bën gjithçka për të mbajtur pushtetin e tyre. Vodhën flamurin e opozitarizmit, flamurin e Partisë Demokratike. Por sot, kjo opozitë është më e bashkuar se kurrë. Koha ka ardhur për të vepruar dhe për ti larguar hajdutët që sot kanë vjedhur këto institucione të shtetit. Sot qënkeni mbledhur të gjithë këtu. Po nëse siç jeni kështu të shkonin të gjithë në Fushë Krujë, a do ndodhnin ato vrasje? Po të kishit qënë sic jeni të gjithë kështu në Shkodër ditën e zgjedhjeve, a do të vidhej vota e shqiptarëve?
Sot jemi i vetmi vend i botës demokratike që mban kryetarin e opozitës në arrest pa asnjë pa asnjë prove e akuzë.”