Kjo është pamja dhe mesazhi që shpalos sot, selia e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Thirrja krenare "Demokratët me ty, Shqipëri" i drejtohet ekipit kombëtar të futbollit që ndodhet në Gjermani, në kampionatin evropian të futbollit EURO 2024, i cili nis këtë mbrëmje, kurse nesër pritet të zhvillohet ndeshja e parë e Shqipërisë, asaj kundër ekipit italian në Dortmund.
Gazmend Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD, ka qenë ndër të parët që e ka publikuar posterin dhe po ashtu e ka vendosur në profilin e tij në Fb.