Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur dyshime të forta se çfarë fshihet pas zjarrit te dyqanet e rrobave të përdorura në Shkodër. Terreni ku ndodhen njësitë tregtare shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe ka djegur edhe disa banesa.
Mjaft banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre nga rreziku i asfiksimit dhe kërcënimi i flakëve.
Berisha shkruan në rrjetet sociale se në Shkodër po ndodh një krim shtetëror pasi tregu dhe disa banesa pranë tij po digjen që të ndërtohen pallate.
“Mafia e pushtet-banda në Shkodër djeg tregun dhe banesat për ndërtim të pallateve! Krim shtetëror mafioz”, shkruan Berisha.