Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur ndërtimi i tunelit të Llogarasë duke e denoncuar si tuneli më i shtrenjtë në planetin Tokë.
Berisha theksoi se tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ishte fituar me 30 milionë euro/km.
Berisha: Miqtë e mi!
Unaza e Tiranës, tek sheshi Shqiponja, shkoi 30 milionë euro km dhe është vetëm rindërtim aty, po a e dini ju sa ka kushtuar tuneli i Krrabës, tuneli i Krrabës ka kushtuar gjithsej 30 milionë euro km.
Vjedhje të tilla të tmerrshme varfëruan dhe mjeruan shqiptarët. Ka 3 muaj që çdo ditë dëgjoni lajme për tunelin e Llogarisë. A e dinë shqiptarët se tuneli i Llogarasë është tuneli më i shtrenjtë më i kushtueshëm i planetit Tokë gjerë sot.
A e dini ju që në tender u përjashtua kompania pa asnjë kriter e cila solli ofertë 12 milionë euro më lirë. A e dini ju se ju dha tenderi një kompanie gjoja turke por ju dha Gjokës me 12 milionë euro më shtrenjtë.