Narkopazari Rama - SPAK, shkëmbim mandatesh 9- vjeçare me mandate zgjedhjesh të vjedhura!

Tuesday, 18 June 2024 12:11
 
 

Nga Petrit Vasili/

Reforma në drejtësi apo realisht Ramaforma është sot e hapur ne një narkopazar. Thënë thjesht: "Një shkëmbim mandatesh". 

 

Eshtë një super pazar mafioz, shkëmbim mandatesh në funksion të narkokontrollit të pushtetit dhe drejtësisë nga Edi Rama.

Ramaforma apo "shkëmbimi i mandateve" lindi me zgjedhjen antikushtetuese teresisht mafioze me 69 vota nga 84, që kërkonte Kushtetuta, të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku përmes të cilës u hap autostrada e kapjes se Keshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK, të cilëve ju dhuruan mandatet me qëllimin e vetëm kapjen e tyre nga Rama dhe garantimin e pandeshkueshmërisë së tij.

SPAK duke përlarë keto mandate 9 -vjeçare duhej ti kthente detyrimisht Ramës pjesen e dytë të pazarit, që ishin mandatet politike në zgjedhje parlamentare dhe lokale.

Dhe SPAK hapur dhunoi Kushtetutën e Ligjin dhe nuk veproi kurrë perpara zgjedhjeve ndaj dosjve përvëluese të krimeve zgjedhore si dhe ndaj korrupsionit të vetë Ramës, në mënyrë që ai të mos pengohej që rrembente pa u ndëshkuar mandatin si Kryeminister dhe si dhe te grabiste të gjithë pushtetin lokal.

Eshtë fakt asgjësues që të gjitha denoncimet tronditëse të opozitës duke filluar nga inceneratorët dhe krimet zgjedhore të Ramës si dosja 184, dosja 339 apo Metamorfoza etj, te cilat u dorezuan në SPAK përpara zgjedhjeve, nuk u prekën me dorë deri në mbarimin e zgjedhjeve.

Edhe hetimi i tyre gjysmak, qesharak selektiv dhe i degraduar filloi shume kohë më pas mbarimit të zgjedhjeve në mënyrë që këto hetime të mos i krijonin asnjë lloj problemi dhe rrezik Ramës për fitimin e zgjedhjeve.

Tani historia përsëritet serish.

Dumani i SPAK-ut ka kërkuar mbrapsht pazarin dhe zgjatjen e mandateve të SPAK-ut me nënte vjet të tjera, me sebepin më qesharak në bote se prokurorët e SPAK bien në dashuri me dosjet dhe nuk ndahen dot, pra u dashkan dy mandate pra 18 vjet që t'i mbarojnë këto dosje sepse 9 vjet nuk u mjaftojnë.

Po te ishte vetëm një gram përfaqësues korrekt i ligjit Dumani nuk do të guxonte kurrë të bënte një kërkesë të tille sepse Kushtetuta dhe Ligji flasin shumë qartë dhe Reforma në Drejtësi u krye per ti dhënë fund mandateve të përjetshme, që korruptojnë dhe kalbin drejtësinë.

Por kurajua për këtë kërkesë vjen sepse këtë e dikton super pazari i shkëmbimit të mandateve i vendosur dhe zbatuar që më parë.

Kurajua vjen se Ramaforma i garanton Dumanit që vendimet merren "afermenç sic i kerkon ai", pra që të godasë e veprojë me regji dhe pa ndeshkuar kurrë Ramën, megjithë malin e pergjegjesive korruptive kriminale, që rëndojnë mbi të dhe qeverinë e tij.

Pasi SPAK bllokoi dosjet e korrupsionit, mbylli sytë, taposi veshet për krimet masive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2021 dhe zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, tani kërkon në shkëmbim mandate 9 vjeçare shtesë..

Pra shkembimi i mandateve vazhdon: mandate politike zgjedhore për Ramën dhe mandate 9- vjecare për Dumanët e SPAK.

Rezultati final i super pazarit të shkëmbimit të mandateve është: lulëzimi i korrupsionit, i narkoshtetit, i narkodrejtësisë dhe i pandëshkueshmerisë së Ramës e bandes së tij.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...