Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanit se është kthyer në parzmore të regjimit të Edi Ramës.
‘Kreu i organizatës kriminale që quhet SPAK është bërë parzmore e këtij regjimi që po shpërfytyron një komb të tërë’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: A nuk janë këto tregues të institucioneve më serioze të botës.
Flasin se cili është drejtimi i Shqipërisë: narkoshtet, injorancë, krim, largim masiv nga Shqipëria.
Prandaj dhe në emër tuaj ju bëj thirrje çdo prindi, çdo familjari të fëmijëve tanë, të ngrihemi për t’u ndarë me këtë regjim që po shkatërron gjithçka në këtë komb me vjedhjet e tij.
Të ngrihemi kundër këtij regjimi që po shkelmon çdo ditë mbi dinjitetin tonë.
A e morët vesh sot apo jo? Mercenar Zamani, pas 5 vitesh hetimi, lëshoi mandat arresti për Klodian Zoton.
A e kuptoni ju o miq se çfarë delinkuentësh janë këta? Janë zhdukur gjer tani 200 milionë euro në tre djegësa. Këta meritojnë çdo ndëshkim.
Qytetarë dhe qytetare, çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama me administratën, rrethin e tij familjar ju vjedh ju, ju poshtëron, nuk pyet se ekzistoni.
Por po kështu çdo ditë, kreu i organizatës kriminale që quhet SPAK, kriminelët e fëmijëve tanë, janë bërë parzmore e këtij regjimi që po shpërfytyron një komb të tërë.