Prej javësh, Aleanca për Teatrin, opozita dhe qytetarët e zemëruar protestojnë para monumentit të korrupsionit, siç e quajnë ata, Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj, kapoja i vjedhjes 100% përmes kompanisë ‘5D’ të drejtorëve të tij.
Qytetarët janë të vendosur në protestën e tyre dhe kërkojnë me çdo kusht largimin e Veliajt nga bashkia, ata kanë shprehur zemërimin e tyre duke gjuajtur fruta e kërcaska drejt ‘monumentit të korrupsionit’, gjë të cilën policia e Taulant Ballës e ka shoqëruar gjithmonë me arrestime të paarsyeshme të protestuesve duke i përndjekur ata në rrugicat e qytetit e deri në shtëpitë e tyre, kjo për t’i frikësuar, duke u bërë palë kështu dhe për të mbrojtur hajdutin Veliaj.
Mesditën e sotme, Policia e Shtetit njofton se ka marrë masa organizative dhe operacionale për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë tubimit të planifikuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, që do të zhvillohet nesër, më 21 qershor 2024, në orën 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit bën me dije se nesër, nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye, sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe, deri në përfundimin e tubimit.