Meta: Dumani bën politikë, në shërbim skllavërues ndaj Ramës! Pse nuk e arreston për humbjen e 200 mln euro në arbitrazh

E Enjte, 20 June 2024 23:01
 
 

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme, se janë në shërbim të skllavërues të Edi Ramës.

Duke iu referuar deklaratës së Dumanit se nuk e pezullon aferën e inceneratorëve me justifikimin se ka frikë se çështja humbet në arbitrazh, Meta u shpreh se nqs është kështu, ‘meqë i dhimbsen kaq shumë lekët e popullit shqiptarë, pse nuk e arreston Edi Ramën dhe Erion Veliajn për humbjen në arbitrazh që i kanë shkaktuar shtetit 200 milionë euro me Becchettin’.

‘Tani a është ky një institucion i pavarur ç’punë ke ti, a është e paligjshme a është e parregullt, ti vepro faturën ta marrë Edi Rama. Ai bën politikë. Si puna me Arben Ahmetajn kur doli dhe tha 500 gjëra, prisni tha se ka surpriza për Arben Ahmetajn dhe doli ajo e bukës dhe aty prap ishte Erion Veliaj, nuk ishte Arben Ahmetaj’, u shpreh Meta.
 

Meta: Prokurorët e SPAK janë totalisht të varur dhe të kapur për zvergu nga Edi Rama. Dhe përdoren nga Edi Rama për të sakrifikuar njerëz të Edi Ramës që nuk i duhet më në oborrin e tij dhe për të prodhur statistika që të thonë që janë dënuar gjatë kësaj kohe kaq edhe aq, ndërkohë që bizneset e tyre vazhdojnë, PPP-të vazhdojnë, inceneratorët vazhdojnë. Po çfarë SPAK-u është ky more zotëri. Nuk e ndërpres inceneratorin thotë Dumani sepse kam hall se nesër në arbitrazh humbet.

Po kur ty të dhimbsen kaq shumë lekët e popullit shqiptarë, pse nuk e arreston Edi Ramën dhe Erion Veliajn për humbjen në arbitrazh që i kanë shkaktuar shtetit 200 milionë euro me Becchettin. Dhe është e provuar në gjykatë me sms-të e tyre, janë presionet e tyre të faktuara që e kanë shkaktuar këtë dëm.

Po mir ti e paske merak shumë punën e inceneratorit dhe të arbitrazhit po si nuk e paska Edi Rama e paske më shumë ti se ai që prish kontratat e Portit të Durrësit dhe qindra milionë euro të tjera do t’i marrin kompanitë gjermane dhe të gjitha kompanitë e tjera.

Tani a është ky një institucion i pavarur ç’punë ke ti, a është e paligjshme a është e parregullt, ti vepro faturën ta marrë Edi Rama.

Ai bën politikë. Si puna me Arben Ahmetajn kur doli dhe tha 500 gjëra, prisni tha se ka surpriza për Arben Ahmetajn dhe doli ajo e bukës dhe aty prap ishte Erion Veliaj, nuk ishte Arben Ahmetaj.

Ishte një mesazh për Arben Ahmetajn që ta bënte bashkëpunëtor. Është në shërbim skllavërues ndaj Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...