‘Kur SPAK të akuzojë Veliajn, do godasë Metën’/ Kreu i PL: Dum Dumani-Edi Rama organizatë kriminale, do t’i godas pa mëshirë

E Enjte, 20 June 2024 23:12
 
 

Presidenti i PL-së ka reaguar në lidhje me perceptimet që qarkullojnë nëpër banaqet televizive, se në momentin që SPAK do detyrohet të ngrejë akuzë ndaj SPAK, atëherë do të godasë Ilir Metën.

Në intervistë me Çim Peka Live në SYRI TV, Meta akuzoi se Altin Dumani dhe Edi Rama janë një organizatë kriminale terroriste që pushtetin dhe përfitimet. 

 

‘Edhe unë do ta godasë pa mëshirë SPAK edhe kushdo që kujton se përmes SPAK-ut do të mposhtë Ilir Metën dhe ‘Ilir Metat’ kudo ku janë, nga Nju Jorku dhe deri në Zelandën e Re. Kaq pa asnjë shqetësim’, u shpreh Meta.

Biseda në studio: 

Peka: Ka një perceptim dhe tashmë është e qartë se SPAK për çdo arrestim politik, së paku e njoftojnë paraprakisht Ramën dhe bëjnë një regji. Në momentin që godet dikë nga ata që Ramës nuk i duhet më, do godasë lider opozite. Berisha është në arrest, ju jeni në hetim, Mediu nën akuzë. Këta janë tre kryetarët e partive politike në opozitë. Ditën që SPAK do detyrohet, nqs detyrohet, të ngrejë akuzë ndaj Erion Veliajt, në atë kohë do godasë edhe Ilir Metën.

Meta: Edhe unë do ta godasë pa mëshirë SPAK edhe kushdo që kujton se përmes SPAK-ut do të mposhtë Ilir Metën dhe ‘Ilir Metat’ kudo ku janë, nga Nju Jorku dhe deri në Zelandën e Re. Kaq pa asnjë shqetësim. Siç jam këtu ballë për ballë, të kam ardhur këtu gjithmonë, më sill Dum Dumanin këtu, më sill Edi Ramën këtu dhe do t’i godas pa mëshirë si një organizatë kriminale terroriste që ndajnë pushtetin dhe përfitimet me Edi Ramën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...