Shqipëria është përfshirë në një blackout total të energjisë elektrike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se, ‘Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo rënie totale’.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo rënie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjetik i cili falimentoi me vapën e parë.