Gazetari i SYRI TV, Julian Hoxhaj i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur në lidhje me raportin e OLAF në lidhje me abuzimet e fondeve të BE-së për bujqësinë, të programit IPARD.
Hoxhaj deklaroi përballë moderatorit Edvin Parruca se, dosja ka ardhur e plotë në SPAK, por nuk dihet ende se pse nuk ka nisur hetime.
‘Mekanizmat se si ndahen paratë e projektit IPARD i propozon qeveria shqiptare dhe i miraton BE-ja.
Më pas sillen paratë në vend dhe i shpërndan qeveria shqiptare.
Ministria dhe AZHBR-ja duhej të kontrollin ku shkonin këta para, por kjo hallkë nuk ka funksionuar, pasi janë të gjithë të përfshirë.
Ndaj duhet sot të hetojë SPAK. Prandaj BE-së ju desh një denoncim nga Shqipëria që të kuptonin se çfarë ndodhte me paratë e tyre.
Topi mbetet në fushën e SPAK për ta bërë publike këtë skemë. Dosja ka shkuar dhe OLAF thotë se e kemi dorëzuar në institucionet shqiptare.
Nuk e di çfarë pritet, se pse po vonohet. Ndoshta është ende tek dera dhe nuk është futur brenda zyrave të prokurorëve.
Ndoshta dhe prokurorët e SPAK do ta kishin një lloj modeli për hetimin financiar’, tha gazetari Julian Hoxhaj në SYRI TV.