Berisha: Në Shqipëri drejtësia përdoret vetëm për ndëshkimin e opozitës dhe për forcimin e pushtetit kriminal të Ramës

Diel, 23 June 2024 20:55
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri, se po përdoret nga regjimi i Edi Ramës për forcimin e pushtetit të tij dhe për të goditur opozitën.

‘Çdo ditë që kalon amnistia e Dumanit, e Zamanit dhe organizatës së tij kriminale ndaj qeveritarëve bëhen më ndëshkuese për qytetarët shqiptarë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, të kauzës së lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes.

Beteja juaj është e një rëndësie vendimtare për rikthimin në Shqipëri të ligjit, të drejtave të njeriut, kushtetutës, drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Betaja juaj është e një rëndësie shpëtimtare për shpëtimin e shqiptarëve nga ky sistem i vjedhjes së fondeve dhe pasurive të tyre publike i paparë në tërë historinë tonë.

Beteja juaj ka një rëndësi vendimtare për rikthimin në Shqipëri të votës së lirë të shqiptarëve.

Beteja juaj ka një rëndësi vendimtare për përmbysjen e narkoshtetit dhe fitoren e opozitës shqiptare.

Çdo ditë që kalon, të këqijat, zullumet e kësaj qeverie mbi qytetarët, trashen, bëhen më të mëdha dhe më të rënda.

Çdo ditë që kalon amnistia e Dumanit, e Zamanit dhe organizatës së tij kriminale ndaj qeveritarëve bëhen më ndëshkuese për qytetarët shqiptarë.

Çdo ditë që kalon shqiptarët janë kombi i vetëm me drejtësi të munguar.

Defakto në Shqipëri drejtësia përdoret vetëm për ndëshkimin e opozitës dhe për forcimin e pushtetit kriminal të Edi Ramës dhe bandës së tij, kurse qytetari për të drejtën e tij, duhet të presë 10-15 apo më shumë vite sepse ajo nuk ekziston më.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...