Berisha: Çfarë po ndodh me Xibrakën? Dumani zhduku dosjen në të cilën shkruhej; personi i paidentifikuar, Olsi Kristaq Rama

Hënë, 24 June 2024 00:01
 
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta drejt kreut të SPAK, Altin Dumani, përsa i përket hetimeve mbi skandalin e përfshirjes së Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

‘Çfarë po ndodh me Xibrakën? Mediat shkruajnë se Dumani e zhduku dosjen në të cilën shkruhej; personi i paidentifikuar, Olsi Kristaq Rama’, theksoi Berisha. 

 

Berisha: Ju që nga mëkatet tuaja përrallisni poshtë e përpjetë në mbrojtje të tij, u pyes unë ju: a nuk ishte ky sharlatan, mercenar, që deklaroi për Amant Josifin që kishte vjedhur miliarda euro qytetarëve europianë, me call centera, me Olsi Ramën, se ne nuk e hetojmë atë, por e heton Spanja paçka se krimi monstruoz kishte ndodhur në Shqipëri.

Por ti se hetoje dot atë se merrje valixhet me paratë kallp të Olsi Ramës dhe Amant Josifit.

 

Po ku mund të shpallësh ti amnisti. A ka krim më të shëmtuar se ky.

Çfarë ndodh me Xibrakën. Tani mediat shkruajnë se e zhduku dosjen, dosjen në të cilën në çdo faqe dhe kapitull shkruhej; personi i paidentifikuar, Olsi Kristaq Rama.

Miqtë e mi!

Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë kurrë të ardhme pa rikthyer në Shqipëri, drejtësinë e pavarur.

Ata që mbrojnë Dumanin, mbrojnë korrupsionin, amnistrinë e krimit, amnistinë e krimit elektoral. Ata janë mbështetës të verbër të Edi Ramës, të korruptuar nga Edi Rama.

Altin Dumani është masha e regjimit, është masha e Edi Ramës.

Lidhjet e tij me botën e krimit, dalin gjithnjë e më shumë në dritë. A e morët ju vesh edhe njëherë.

Xhori i pandehur për respiratorët e njerëzve që vdiqën nga kovidi, është dhe i preferuari kryesor i tij, që i firmos tenderat me 99.9 % se i ndajnë se bashku.

U ndal në këto momente miq, se pa drejtësi liria është inekzistente.

Se pa drejtësi ligji është tallje dhe përqeshje.

Se pa drejtësi shoqëria është në parashtet dhe në vetëgjyqësi.

Ndaj dhe betejën tonë të fuqishme për të pëmbysur Edi Ramën, për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme ta vazhdojmë gjer në fitoren tonë të plotë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...