Shkelen sërish afatet për rrugën Ersekë-Leskovik

Hënë, 24 June 2024 11:16
 

Punimet për rikonstruksionin e rrugës Ersekë –Leskovik nisën në maj të vitit 2022 dhe duhet të përfundonin brenda një viti. Por projekti 7,4 milionë euro i financuar nga BERZH dhe qeveria ende nuk ka përfunduar. Ndërhyrja në aksin 42 km pritet të mbyllet në fund të muajit qershorit.

Në maj të vitit 2022 nisën punimet e para për rikonstruksionin e rrugës Ersekë-Leskovik.

 

Projekti me vlerë 7,4 milionë euro, bashkëfinancuar nga BERZH dhe qeveria shqiptare është pjesë e Programit për Zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në Shqipëri.

Sipas kontratës, ndërhyrja në aksin 42 km të gjatë do të zgjaste një vit. Teksa afatet e përfundimit të rrugës ishin shkelur, kryeminsitri Edi Rama ndau një tjetër afat. 

Sipas Ramës, rruga ishte drejt përfundimit në fund të vitit të kaluar.

 “Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, një investim që do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë“- shkruante Rama në rrjetet sociale, nëntorin e kaluar.

Ndryshe nga sa premtoi kryeministri, rruga nga Erseka në Leskovik ende nuk ka përfunduar.

Verifikim

Një muaj më parë Faktoje udhëtoi drejt Ersekës për të parë nga afër ecurinë e punimeve. Mesditën e 24 majit përgjatë segmentit 42 km nuk po punohej.

Nga Erseka deri në fshatin Borovë, e gjithë rruga ishte me probleme. Çdo 50 metra gjeje gropa në mes të asfaltit.

l

Ndërsa në fshatin Barmash, rruga kishte pësuar rrëshqitje.

Nisur nga situata që gjetëm në terren ne ju drejtuam me një kërkesë për informacion, Fondit Shqiptar të Zhvillimit- njësisë zbatuese të projektit.

‘Pavarësisht problematikave që lidhen me azhornimin e projektit sipas gjendjes faktike në terren dhe vështirësive meterologjike që kanë ndikuar në grafikun e punimeve, zbatimi i projektit po ecën me ritme të mira.’, thotë FSHZH.

Rruga pritet të përfundojë brenda muajit qershor, pohon Fondi Shqipat i Zhvillimit.

‘Pas përfundimit të shtresës së asfaltobetonit do të vijohet me vijëzimin e të gjithë gjatësisë së rrugës dhe montimin e pjesës së mbetur të parapetit metalik (guardrail) duke parashikuar përfundimin e projektit brenda muajit.’, argumenton FSHZH.

Çfarë parashikon projekti?

Ndërhyrja në rrugën Ersekë-Leskovik synon të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës- duke filluar nga varrezat e qytetit të Ersekës dhe deri në kryqëzimin e rrugës Leskovik -Dogana Tre Urat.

Rruga do të zgjerohet në të gjithë gjatësinë deri në 5 metra. Në tërësi, ndërhyrja parashikon:

  • Ndërtimin e shtresave asfaltike të rrugës ekzistuese
  • Ndërtimin e nënshtresave (në shtresat me dëmtime të mëdha);
  • Zgjidhjen e drenazhimit të rrugës;
  • Ndërtimin e mureve mbajtëse dhe pritëse;
  • Ndërtimin e tombinove dhe veprave të artit në rrugë;
  • Sinjalistikën vertikale dhe horizontale;

Rruga lidh qytetin e Ersekës me qytetin e Leskovikut dhe është arterie kryesore lidhëse e Shqiperisë Juglindore nga Tepelena – Përmet – Kolonjë – Korçë në lëvizjen e mjeteve, banoreve, mallrave, etj.

Eshtë një zonë me një peizazh të pasur natyror dhe njëkohësisht është e vetmja rrugë lidhëse për banorët e fshatrave të Kolonjës me qytetin e Ersekës dhe më tej me zonën e Korçës.

Njëkohësisht ky aks rrugor rezulton të ketë një dimension strategjik për zhvillimin e turizmit në rajonet e Përmetit, Korçës dhe Gjirokastrës dhe i shërben banorëve jo vetëm të Ersekës, por edhe të gjithë turistëve vendas e të huaj të cilët frekuentojnë zonën juglindire të Shqipërisë.

Përfundimi

Nisur nga verfikimet e bëra dhe informacionet e mbledhura, premtimin e kryeminsitrit Edi Rama se rruga Ersekë-Leskovik do të përfundonte fundvitin e kaluar e kategorizojmë të pambajtur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...