Berisha: U bashkuam, tani duhet të përgatitemi për provën. Nuk bëjmë provë për të dështuar, ne bëjmë provë për të fituar

Tuesday, 25 June 2024 00:06
 

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve të përgatitetn për provën pas bashkimit të tyre nën logon dhe flamurin e PD-së.

‘U bashkuam, tani duhet të përgatitemi për provën. Nuk bëjmë provë për të dështuar, ne bëjmë provë për të fituar’, u shpreh Berisha në mbledhjen e kryesisë. 

 

Berisha: Nuk ka asnjë motiv, arsye që Edi Rama të vazhdojë të qeverisë më tej, përveç dobësisë së opozitës, mungesës së aksionit të opozitës.

Opozita duhet të angazhohet dhe do të angazhohet në një mobilizim të paparë. Unë garantoj shqiptarët se shumë më shpejt se ata mund ta mendojnë, qeveria teknike krijohet në Shqipëri.

Natyrisht asgjë nuk arrihet pa sakrifica, por asgjë nuk meriton më shumë sakrificën se sa shpëtimi i Shqipërisë nga një regjim që po bën shfarosjen e ëmbël të shqiptarëve duke i përzënë ata në dhera të tjera, sa asnjë pushtim tjetër në historinë e këtij vendi.

Që po shtyp, burgos opozitën dhe zhduk çdo hapësirë demokratike për të.

Edhe njëherë them, meqenëse jemi në këtë kampionat futbolli; topi është në anën e opozitës.

Edi Rama ka humbur çdo gjë, ka humbur ligj, moral dhe ka vetëm narkobandat e tij me pushtet dhe jashtëpushteti që qëndron në zyrë.

A është bërë prova? Jo nuk është bërë prova. U bashkuam, tani duhet të përgatitemi për provën dhe fitoren. Nuk bëjmë provë për të dështuar, ne bëjmë provë për të fituar dhe ne do të fitojmë.

Ju përshëndes dhe përgëzoj për punën që bëni, si dhe shpresoj që Këshilli Kombëtar që thirret nga kjo mbledhje dhe mblidhet për të miratuar rezolutën që diskutoni sot, tu japë përgjigjen më të merituar, problemeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare, përballet Shqipëria.

Faleminderit shumë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...