Si Erion Veliaj pasuroi mamanë dhe dajën e Ajola Xoxës/ Pagesat dhjetëra milionëshe

Tuesday, 25 June 2024 18:33
 

Nga një seri denoncimesh për inceneratorët,  për dosjen “5D”, për fondet e përdorura për reklama nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, i cili bën kapjen e medias, por edhe për skemat e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës janw publikuar nga CAN muajt e fundit. 

Këto denoncime tregonin se si bashkëshortja e Veliajt u kthye nga një juriste në një kuratore arti, lidhjet e saj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që u financonte vepra artistëve të Ajolës dhe pagesat që ka marrë “Harabeli” i zonjës Xoxa nga Ministria e Kulturës.  Skema e denoncuar ditët e fundit lidhet me familjarët e Ajola Xoxës, të cilët kanë hapur qendra në Shqipëri në formën e OJF-ve dhe kanë përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

 
 

Image

 

Dy prej tyre janë daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, dhe nëna e saj, Valbona Xoxa.

Daja i Ajola Xoxës, pagesa nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës

Daja i Ajolës, hapi në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, ku rezulton drejtoreshë Linda Kazani, bashkëshortja e tij.  Gjithashtu, Erald Simixhiu hapi edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe një vit më pas deklaroi 93 milionë lekë fitim.

Image

Image

Nga të dhënat e siguruara, CAN raporton se  rezulton se qendra “Eventus” ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.

Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës i ka kryer 5 pagesa, në vlerën rreth 93 milionë lekë qendrës “Eventus” nga Bashkia e Tiranës, në kohë të ndryshme. Gjithashtu qendra “Eventus” ka marrë edhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës.

Image

Një detaj tjetër i zbuluar nga  është se Erald Simixhiu është dhe anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë “Botime Enciklopedike”. 

 Në këtë kompani rezultojnë aksionere në shumicë Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Simixhiu Xoxa. Kjo e fundit ka 69.71 % të aksioneve, ndërsa të dyja bashkë kanë mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie.

Image

Image

Lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjitha procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.

Image

Image

Nëna e Ajola Xoxës, qindra miliona nga arti dhe kultura

Vjehrra e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk rezulton aksionere vetëm në këtë kompani.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, Valbona Xoxa ka themeluar edhe kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021. 

Image

Image

Pas Ajolës dhe Erald Simixhiut, Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës.

Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 ka një fitim neto 110.000 euro.

ImagePra, Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj me shërbimet në art e kulturë.

Kompanitë, në adresa të njëjta

Investigimi për familjarët e bashkëshortes së Veliajt nuk përfundon këtu.

Një tjetër detaj me rëndësi është se kompanitë e tyre kanë të njëjtën adresë. Në informacionet e nxjerra nga faqja zyrtare e vetë Ajola Xoxës, deklarohet nga vetë ajo punësimi në 3 galeri arti, galeria e artit “NAAN”, galeria e artit “Harabel” dhe galeria e artit “Gurgur”. 

Të tria galeritë kanë selinë e administrimit në të njëjtën adresë me atë të studios ligjore të Ajola Xoxës. 

Bizneset e saj janë të vendosura në rrugën "Ibrahim Rugova" në zonën e ish-Bllokut, ku nuk paguan as qira. 

Image

Image

Gjithashtu, edhe qendra “Eventus” e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, Tiranë.

Image

Nga ana tjetër, adresa e kompanisë së themeluar nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona, është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.

Por adresa e email-it e deklaruar në QKB është This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., e kompanisë së Ajola Xoxës.Image

Kështu, kompanitë e Ajolës së Veliajt ndërlidhen me ato të familjarëve të saj jo vetëm me llojin e aktivitetit të ushtrojnë, por edhe me adresat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...