Berisha: Protesta i ka kallur datën gjer në palcë Ramës dhe lakejve të tij. Ka vendosur një censurë totale

E mërkurë, 26 June 2024 00:28
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar protestuesit e vendosur demokratë të cilët janë mbledhur për më shumë se 175 ditë poshtë banesës së kryedemokratit, duke kërkuar lirimin e tij nga arresti politik me urdhër të Edi Ramës.

‘Protesta i ka kallur datën gjer në palcë Ramës dhe lakejve të tij. Si kurrë ndonjëherë ai ka vendosur një censurë totale’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar poshtë banesës së tij në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Mirëmbrëma dhe mirënjohjen më të pakufishme për protestën, qëndresën tuaj qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur për një kauzë të drejtë, kauzën e lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që kanë shndërruar këtë platformë në platformën e mendimit të lirë, fjalës së lirë.

Protesta dhe fjala juaj kanë tmerruar, i kanë kallur datën gjer në palcë Edi Ramës dhe lakejve të tij.

Si kurrë ndonjëherë, mbi ju është vendosur një censurë totale nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama sepse këtu thuhen të vërtetat më të hidhura.

Këtu damkoset narkoshteti.

Këtu mbrohet interesi kombëtar dhe interesat e çdo qytetari shqiptar që jeton me mundin, djersën e tij dhe që e do këtë vend një vend të lirë.

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Sot nga thellësitë e shpirtit dhe zemrës të çdo shqiptari që e do Shqipërinë, të çdo qytetari që do lirinë, vjen një thirrje për secilin prej jush, të bashkohemi në mosbindje civile dhe protestë për të çelur për Shqipërinë dhe shqiptarët dyert e mbyllura të shpresës.

Dyert e mbyllura të begatimit.

Dyert e mbyllura të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Sot, çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet në sakrifica dhe të mos lejojë që vendi i tij të tretet, të shkretohet, të pakësohet dhe varfërohet çdo ditë e më shumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...